Home KRYESORE GRAFITET SEKSISTE PËR PRESIDENTEN(E ZARFIT) DERGOJNË MESAZHE TË SHUMTA…!

GRAFITET SEKSISTE PËR PRESIDENTEN(E ZARFIT) DERGOJNË MESAZHE TË SHUMTA…!

Nga Fadil Maloku

1.Grafitet e hudhura seksiste dje dhe sot, në rrugët e Prishtines për Presidenten (e Zarfit) se kanë vetëm porosinë e seksualitetit…por, edhe atë te; frustrimit, katandisjes, mjerimit, pabarazisë… qytetare! Që sipas akterëve të kësaj loje në një mënyrë apo tjetrën, e ka krijuar indeferenca masive pasive i postit që e ushtron e njejta dhe gjithë (pseudo)elita politike në Kosovë!

2.Posti i Presidentit, s’mund të ushtrohet vetëm me lakime trupi (si në pistat e fashion fest!) manekeniste dhe me veshje të shtrenjëta, apo me belbëzime të pakontrolluara infantile! Por, me garancione serioze, angazhime (qoftë edhe simbolike) apo edhe marrje të përgjegjësive; lokale dhe sosh ndërkombëtare, ashtu si i parasheh Kushtetuta.

3.Posti i kësaj natyre, zakonisht u takon njerzëve që kanë një backgraund të njohur social e politik në karrierrën e tyre, e jo anonimusve dhe analfabetëve margjinal, që katapultohen ad hoc në “flakën” e politikëbërjes së vendit! Statuset e tilla jomeritore, s’i duron asnjë qytetari e pjekur demokratike…!

Share: