Nga Dr.Apostol Vaso
Nisur nga dy publikime te djeshme, te cilat u perkasin dy njerezve shume te njohur nga ne, shoh te udhes te shpreh kendveshtrimin tim, si nje profesionist i ndjesise.
Artikujt ne fjale jane: Intelektuale pa korda zeri, nga Geri Selenica dhe publikimin e Fatos Lubonjes, Pse do te deshtoje Ambasadori LU.
Paraprakisht dua te theksoj qe nuk kam asnje ineteres dhe njohje me asnjerin prej artikull shkruesve. Ajo qe une do te analizoje eshte, se si une ne kendveshtrimin tim, peshoj fjalen.
Ne te dy artikujt rrjeshtohen fakte te cilat jane pakundershtit te sakta dhe te bazuara ne fakte. Geri shprehet ne artikullin e vet per menyren se si funksionon inteligjenca e sotme dhe Lubonja paraqet me fakte te qarta dhe te renditura kronologjikisht, deshtimet e te gjithe ambasodoreve amarikan ne Shqiperi qe prej vitit 1991, kur ai me miqte e tij kane qene prezent ne nje takim me sekretarin e atehershem te shtetit Amerikan. Pra ne menyren se si jane shkruajtur artikujt, mund te them se marrin noten maksimale te vleresimit.
Le te gjykojme tani profesionalisht rreth fjales, te vertetes, ndjesise dhe perdorimit te saj ne praktiken e jetes shoqerore.
Sic jam shprehur me pare ne nje artikul i cili titullohet “Vyrtiti, Aristokrati, autizmi, skizofrenia dhe autizmi ekstrem“ , individet qe perafrojne me Artistokratin jane te “Urtet”. Duke qene se te “Urtet” kane tendencen qe te perafrojne me teper me te verteten ata kane atributin qe te perdorin fjalet e renditura ne menyre te tille, qe njerzit e tjere qe i ndjekin, ti kuptojne gjerat praktikisht, se si ata duhet te zgjidhin problement ne kahjen me te mire te mundshme. Sic kuptohet te Urtet kane armen e tyre kryesore fjalen e perdorur pershtatshem me synimin per tu perdorur praktikisht nga masa e njerezve ne interesin me te mire te mundshem te komunitetit. Dikur te Urtet kuvendin e tyre e quanin ” Logu i Burrave”, sot me ndryshimet qe kane ndodhur ne organizimin shoqeror si rezultat i zmadhimit te qendrave te banuara( qytete me mbi 1 milion banore) dhe zbulimeve teknologjike “Logu i Burrave” eshte zevendesuar me median, qe jane, gazetat, revistat, radio, televizori, periodiket shkencor, institucionet shkencore, organizmat e ndryshme jo qeveritare e shume forma te tjera te prodhimit te mendimit. Ne kete forme te ndryshuar te “Logut te Burrave”, atributi i “burrave” ose i “te urteve” i ka kaluar individeve te cilet kane mundesine te jene pjese e kesaj makinerie qe prodhon “Fjalen”.
Pra gazetareve, opinionisteve, perfaqesuesve te organizmave sociale, perfaqesuesve te fese, etj te ketij lloji. Keshtu qe keta individe jane ata qe rendisin fjalet te cilat behen stimuli per levizjen e opinionit shoqeror ne njeren kahje apo tjetern. Kahjet sic thame, jane dy, njera ne drejtim te vyrtitit dhe tjetra ne kahjen e kundert te vyrtitit, qe une e kam quajtur “nxitjen”. Vyrtiti karrakterizohet, nga qetesia, dhe ndjesia e mire, ndersa “nxitja” karrakterizohet nga ndjesia e keqe dhe gjakenxehtesia. Individet qe karrakterizohen nga “nxitja”, quhen te nxitur ose ne zhargonin e perditshem “zevzeket”.
Procesi i renditjes se fjaleve nga te “Urtet” QUHET “URTESI”. “Urtesia” sipas Aristotelit eshte shkenca e cila merret me principin fillestar dhe ky i fundit, sipsa tij eshte eshte burrimi i painfluencuar i ngjarjeve te mira apo te keqia. Pra e mira dhe e keqeja sipas Aristotelit nuk eshte ajo qe ne mendojme apo perceptojme, ato jane principe fillestare dhe nuk varren nga ne. Ajo qe eshte ne doren tone eshte kahja e levizjes, ne drejtim te njeres apo tjetres. Kete drejtim sic thame e percakton fjala, fjala me me teper influence eshte ajo e te “Urteve” ose e te “Nxiturve”, sepse ata kane menyren me te mire apo te keqe te renditjes se fjaleve. Nese ne e sqaruam menyren se si fjala perpunohet dhe nga kush perpunohet, le te kthehemi ne praktike per te analizur renditjen e fjaleve ne dy artikujt e siperpermendur.
Ne artikullin “Kunder Intelektualeve” te Geri Selenices, analizohet dhe na serviret nje fakt shume i rendesishem, se intelektualet ( te Urtet) tane nuk kane goje, edhe ne rastin kur kane goje, ata kane kordat e tyre vokale te ngjirura. Me pak fjale, i bene te qarte OPINIONIT te mases se, keta njerez qe ne i konsiderojme te urte, nuk i perpunojne fjalet e tyre nepermjet procesit te “Urtesise”. Per rrjedhoje ata nuk jane te vlefshem per tu konsideruar si celsa ne zgjidhjen ne praktike te problemeve te cilat ne na shtrohen per zgjidhje imediate. Pra ne se ne degjojme ata sipas Gerit, mundesia me e madhe eshte qe nga kjo e keqe e madhe qe po ballafaqohemi te zgjedhim nje te keqe akoma me te madhe. Kjo renditje fjalesh na drejton ne kahjen e zgjidhjes se mire.
Tani, ne artikullin e Lubonjes, analizohet me imtesi kerkuesi deshtimet e amabasadoreve amerikan, per te cilen ai eshte shume i sakt, por te gjitha zgjidhjet e tyre nuk kane te bejne me zgjidhjet tona. Ne veprimet e amabasadoreve amerikane ne kemi shume pak influenc, Ne krahasim me ate qe na propozon Geri, pra ose te mos i degjojme ose ti ndrojme intelektualet pa goje ose me ze te ngjyrur, lojrat qe zhvillohen mes ambasdoreve, klaneve dhe interesave te politikaneve te vendit dhe te huaj, nuk kane lidhje me ate qe ne kemi ne dore. Kjo loje nuk zhvillohet ne fushen tone, ajo zhvillohet diku tjeter dhe ne nuk jemi lojtar te kesaj loje, aty thjesht ne perdoremi duke qene jashte loje.
Ne kete kuptim artikulli i Lubonjes na drejton ne kahjen e ” Nxitjes” dhe jo ne kahjen e “Urtesimit”. Ne se ne ndjekim kete drejtim, mundesia me e madhe eshte qe ne te quhemi “Zevzek” dhe zgjidhja qe do te bemje, shume shpejt do te kerkoje nje zgjidhje tjeter akoma me te keqe. Megjithese une nuk kam asnje gje me Lubonjen, fatkeqesisht i vendosur ne peshoren time te fjales ai perkon me perfaqesuesin e “Zevzekeve”, ndersa Geri per te cilin kam akoma me pak njohuri krahasuar ndaj Lubonjes, me perkon me perfaqesuesit e te “Urteve”.
Duket se zgjidhja e vetme si fillim eshte te dallojme te Urtet dhe te Nxiturit. Keta mund ta bejme, nuk na kushton, as para, as kohe, ajo qe kerkohet eshte te jemi te vemendshem ndaj asaj qe na servir MEDIA nepermjet gazetareve apo opinionisteve… Nese kemi ne dore madian, politika eshte ne duar tona.