Home KRYESORE “Në jemi kufoma të gjalla, sepse kurrë s’kemi guxim ta themi të...

“Në jemi kufoma të gjalla, sepse kurrë s’kemi guxim ta themi të vërtetën!

Nga Milaim Zeka

Para pak minutave, po komunikoja me një shqiptar te Zvicrës, i cili po me thoshte se një i afërm i tij, gjatë luftës kishte ardhur në Kosovë me 20 000 franga, edhe pasi ja kish dorëzu një ish komandanti, e kishin rreh te shkretin për vdekje.

Mbrame kam qene me nje darke, ku disa burra te një fshati tregonin, me emër e mbiemër, po natyrisht duke me lutur ne toke e ne qiell qe te mos shkruaja me emra, se si me një fshat, nga ora 21 e mbrëmjes, deri ne dy te mëngjesit, i kishin rreh një grup fshatarësh me shkopinjë të bejsbollit. 27 fshatar. Fillimisht mendova se kishin qenë forcat serbe, po jo më thanë: Kane qene këta vëllezërit tanë të UÇK-së.

Njeri prej tyre, teper i revoltuar, u ngrite e tha: ”“ Pak ua kane bere, çka ashte dashtë me ju ba. Unë te paktën nuk rri me ta. Juve edhe u kane rrahe si shtazët, edhe ua lëpini bythën. Edhe nuk guxoni me fole.

Po hiq nuk e kam me këta te shkrete qe edhe i kuptoj. Po çka me i ba njërit prej zyrtarëve më të lartë të AKI-së (Agjencionit Kosovar të inteligjencës) i cili me tha: ”“ E kemi listën prej 134 shpijunave qe kane qene të infiltruar ne radhët e UÇK-së, po nuk po na lane me e publiku. Ose njërit prej krerëve kryesor të PDK se, njeri i piramidës të UÇK-së, i cili me thotë qe kemi fakte te tmerrshme për një ish kryeprokuror, se ka bashkëpunuar me shërbimin sekret serb, edhe ende bashkëpunon, dhe prapë heziton te mi jep faktet.

Po mendoj, pothuajse për çdo dite, Zot ruajna kur te dalin faktet e tmerrshëm qe ky soj i njerëzve kane vra udbash, vetëm për t i mbuluar gjurmët e tyre. Për këtë e kane vra Selim Broshen, Ajet Istogun, Hamez Hajren, dreqin e te birin. Për asgjë tjetër. Me pas qene këta te pastër edhe hallall, para kombit e përpara Zotit, te gjithë i kishin arrestu, edhe i kishin nxjerre përpara gjyqit. Ose, minimumi qe kane mundur te bëjnë, ka qene hapja e dosjeve. Këtyre ju konvenon qe te gjithë te përbaltemi. Sidomos pjesa me e persekutuar nga UDBA. Te thonë pastaj: Hajt bre burrë, se edhe per ty kane thane, po na e dimë qe je i pastër. Edhe për ne po thonë, po edhe ti e din qe ne jemi te pastër….

Pasha Zotin bash kurgja nuk po di…. Vetëm po them qe një popull qe kurrë s ka guxu ta thotë te vërteten, ai popull është kufome e gjalle, asgjë me shume!!!”, ka shkruar Zeka.

PS, Shkrim i postuar nga autorin në faqen e tij në fb.

Share: