Home KRYESORE Opozita kundërshtoi ligjin e ri për të drejtat e autorit

Opozita kundërshtoi ligjin e ri për të drejtat e autorit

Opozita kundërshtoi ligjin e ri për të drejtat e autorit që u prezantua në komisionin e medias nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe eksperti Edmond Ahmeti. Deputetët demokratë thanë se ngritja e Këshillit Kombëtar për mbledhjen e gjobave siç parashikon drafti, është një lloj censurimi. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro prezantoi në Komisionin e Medias projektligjin e ri për të drejtat e autorit. Sipas Kumbaros projektligji vë në qëndër të tij krijuesin si dhe parashikon krijimin e Këshillit Kombëtar të të drejtave të autorit, një mekanizëm i cili ka për detyrë mbledhjen e gjobave nga agjensitë të cilat shkelin të drejtën e autorit. Kumbaro tha: Kemi krijuar këtë organ kolegjial, i cili bëhet i nevojshëm për shkak se është krijuar kjo situatë ngërçi dhe bllokimi dhe një ndër arsyet edhe të mosrealizimit të pagesave të shpërblimeve vjen sepse mungon kjo figurë e tretë që herë kërkohet nga përdoruesit, herë nga agjencitë dhe herë nga autori. , Për opozitën krijimi i këtij mekanizimi është censurim.

Share: