Home KRYESORE Projeksion Ekonomik 2016

Projeksion Ekonomik 2016

Nga Nevila Mullaj

Embrioni i ekonomisë së vitit 2016 do të mbarte në ADN e tij kromozomet trashëgimike të dy viteve të fundit. Nën indekset e performancës financiare rënëse, krijohet pak hapësirë për të shpërthyer në rritje ekonomike. Ronald Reagan mendonte se: “Qeveria nuk është zgjidhja e problemit, pasi pikërisht ajo e subvencionon problemin”.

1. Anemia e Rritjes Ekonomike

Buxheti 2016 synon uljen e deficitit buxhetor në nivelin 2.2% të GDP, duke projektuar një rritje të të ardhurave në nivelin 4,7% dhe tkurrje të shpenzimeve kapitale në masën 4.4%. Por në të njejten kohë parashikohet një ulje të të ardhurave nga akciza. A nuk është ky një kontradiksion? Rritja e akcizës perveçse nuk pritet të përmbush objektivin, avantazhon kontrabandën. Buxheti i vitit 2015 u rishikua të paktën dy herë, ku thelbesisht u faktua mos arkëtimi i të ardhurave buxhetore nga dy zëra pilastër si akciza dhe Tvsh-ja. Me çfarë kosto? Kosto negative në rrymën ekonomike, duke tkurrur investimet publike për pjesën e mbetur (realizimi në nivelin 60%). Kosto përligjëse e falimentit të mirë-administrimin fiskal. Rezultantja e kostove të pasigurisë mbirëndon mbi bizneset.

Cila është vlera e projeksionit nëse nuk indukton paralel rritjen ekonomike? Kur Instat rishikoi rritjen ekonomike të vitit 2014 e vlerësoi në ritmin 2.02 %, për të ardhura respektive të planfikuara shumë më pak sesa parashikimi 27.3% i GDP për vitin 2016. Për më tepër kur defiçenca financiare dëshmon se statusi i agjenteve ekonomik nuk pulson normë rentabiliteti, porse inkuadron marzh të lartë risku në ekspozimin e kapitalit. Atëherë, kjo logjikë të çon skeptikisht tek realizimi në ratio rritëse 4,7-5% e të ardhurave. Si mund të prekim konsolidimin fiskal dhe shëndoshjen financiare, kur projektimet buxhetore janë shkëputur tërësisht nga realiteti? Në subkoshiencë fianciare të plotë viti 2016 nuk pritet të ketë rritje te ndjeshme të të ardhurave, rrjedhimisht deduktohet se vlera 3.4% e parashikuar përtej euforisë optimiste , nuk garanton racionalisht punësimin dhe mirëqënie në nivelin e kënaqshëm (vështire të amortizojë borxhin publik 74%, si kritikë e shprehur edhe nga Guvernatori Sejko. Thomas Jefferson thoshte se: “Nëse ekonomia është virtyt, borxhi publik është një nga rreziqet më madhore publike të saj”

2. Abrogim i Investimeve Publike

Shpenzimet publike janë në minimum historik 4% të GDP, në vlerë nominale 600 milion $. Në diseksion financiar rezulton se rreth 40 milion$, do çlirohen vetëm nëse do gjenerohet dividienti, çka e ul në 560 milion $, pra afërsisht 3.7% të GDP. Ky reduktim eksplicit afirmon se realizimi parashikuar të rritjes 3,4 % është distant.

Investimet kapitale mbështesnin diametralisht potencën e prodhimit vendas dhe vlerën që emeton ekonomia shqiptare në rajon. Prezumohet se mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore kërkon më shumë sesa 15 milion$ të përcaktuar si fond, si komponent involvues në mbështetje të punësimit dhe kapaciteteve zhvillimore. Siç shkruan Ayn Rand: “Kapitalizmi në bagazhin e plotë të tij që ka krijuar standardin më të lartë të jetesës mbi tokë, dhe kjo përfaqëson një fakt të pakundërshtueshëm”.

Dikotomia e kanalizimit të investimeve për rikonstruksione institucionesh, së pari nuk prodhon benefite në long-run; së dyti paraqet luks kur ekonomisë së vërtetë, asaj reale i kursehet oksigjeni në investime strategjike rentabël. Pyetjes se nëse do garantonim rritjen ekonomike, po të kishim investimet publike ekspansionare do t’i përgjigjeshin: Po.

3. Pikiata e Konsumit

Viti 2016 do bashkëshoqërojë dy ekponentë financiar: rënia e konsumit në 3.16% sipas INSTAT, dhe rënia e kërkesës agregate të brendshme indeksi i çmimeve të prodhimit -3.0%. Bilanci tregtar i jashtëm me eksportet dhe importet në rënie respektivisht 9.3%dhe 4.3% ka kontribuar negativisht në rritjen ekonomike.

Nën skanerin konjuktural botëror, viti 2016 do të ravijëzojë rritje ekonomike, forcim të bursave, potencim të dollarit (Federal Reserve u rrit me 0.25% normën bazë të interesit), sikundër mund të gjenerojë rritje të çmimit të naftës e mineraleve.
Paradoksalisht tregu shqiptar nuk reflektoi rënie të çmimit të naftës (sepse u rrit taxa e qarkullimit nga 7L/litër në 27L/litër), edhe pse nafta ra në minimum historik pas vendimit të OPEC. Në asimetri zhvillimore skenari i rritjes së çmimit të naftës në bursa, do të konvertohej në rritje të çmimit të hidrokarbureve në vend. Çfarë sinjali është ky për biznesin? Shtrenjtimi i çmimit të energjisë, naftës dhe lëndëve minerare do të rrisë kostot e tyre dhe do gërryejë kërkesën për prodhim të brendshëm.

Bilanci përmbyllës rezonon disavantazhim për ekonominë e vitit 2016, nën ethe nga indikatorët negativë të vitit të mëparshëm. E ndikuar nga mungesa e konsumit te brëndshem dhe nga konsumi i jashtëm, me aktore tregu veprues nën kapacitetitin e tyre të plotë ekonomia shqiptare jeton në zgrip të mbijetesës (rënie me 30% e FDI si pasojë e rritjes së taxave).

4. Prevalenca e Shtrenjtimit

Friedrich Von Hayek besonte se “tregu lëshon sinjale përmes çmimit dhe se flukset e çmimit përcaktojnë vlerën e ekonomis딝. Në 2015 pritej të vinin nga paketa fiskale 46milion $, por në dy muajt e fundit u rishikua se 33milion$ prej tyre nuk do të realizohen. Në vetëm tre vite është rritur efekti shtesë fiskale me 660 milion $. Rritja e barrës fiskale nuk ka sjellë më shumë të ardhura dhe rikuperim të ekonomisë, por ka rritur evazionin. Atëherë mbi cilat baza argumentative duhet të besojmë se kjo do të funksionojë? Biznesi nuk u relaksua ekonomikisht, çka do të ndikojë në çedimin e cilësisë, si dhe në rritjen e çmimeve. Nëse masa ndëshkimore ndaj biznesit nuk konceptohet në raport me aktivitetin ekonomik, kur gjoba është 50-fish sa taksa vjetore, a jemi në kushte të proporcjonalitetit?

Ritja e barrës fiskale i shtyn në kufijtë e ekzistencës epike (xhiroja ra me 15% vetëm në Tetor), mbi 80% janë biznese të vogla, të vetëpunësuar. Pra, rritja e të ardhurave nga rritja e taxave provoi të jetë një conjuction fallacy. Mos nuk duhet të tenderojmë me gabueshmëri në projeksione?

5. Ekonomia e Referencave

Pagat referencë, çmimet referencë vrasin lirinë ekonomike. Përkundrejt modeleve zhvillimore, ne nuk mund të kemi më një ekonomi ku shteti dikton çmimin në sektorin privat për shtresën e intelektualëve dhe profesionistëve, të aftëve. Kjo i jep jetë deformimit të kapitalit dhe tregut. Rritja e kontributeve shoqërore e shëndetësore mbi pagën maximale (parashikuar të furnizojë prurje në 11milion$), përveçse mund të nxisë informalitetit, do të përkeqësojë raportin likuid të shtresës së mesme.

Heqja e taksës vjetore për 80.000 biznese, a do të duhej të sinkronizohej me alternativa zhvillimore ose me zgjidhje sistemore të cilësisë së shërbimit tatimor ndaj biznesit? Në fakt në krahun tjetër kjo vlerë paguhet si kontribut shoqëror, i cili është rritur dhe i kushton më shumë biznesit në vit. Defaktorizimi i vlerës së shtresës së mesme, thellon polaritetin social, sikundër amplifikon rritjen e varfërisë. Në kushtet e mos indeksimit të pagave dhe pensioneve, me normë e papunësise rritur në 17,5%, plus inflacioni rritës 2.5%, si dhe me 11milion $ më pak ndihmë ekonomike për shtresat në nevojë, viti 2016 mund të përkeqësojë vektorin e mirëqënies.

Alternativa më efiçente për 2016? Substanciale: Incentivimi i biznesit, politikat e tregut të lirë dhe ulja konstante e taksave.

Share: