Home KRYESORE Pse këta katër ambasadorë nga Tropoja mbetën jashtë shërbimit diplomatik

Pse këta katër ambasadorë nga Tropoja mbetën jashtë shërbimit diplomatik

Nga Ramiz Lushaj

Tre ish-ambasadorë të shtetit (e kombit) shqiptar, Islam Lauka, Lisen Bashkurti e Mal Berisha, në ndrrimin e viteve, brenda një muaji kohe, i pashë të ftuar me intervistat e tyre dinjitare tek i përjavshmi emision elitar “Diplomaticus” në ma popullorin televizion, Neës 24. Një tjetër ish ambasador në Zvicër, Mehmet Elezi, i katërti tropojas, më 16 janar 2016 ishte i ftuar në TVSH për veprën e tij “Fjalor me emra njerëzish: 31 mijë emra iliro-shqiptar딝.

Diçka, pothuaj, e zakonshme ftesa televizive, po e veçanta “flen딝 diku tjetër, tek karta e tyre e identitetit në gjendje civile e publike, pasi të katër janë breznik nga Tropoja. Berisha, Elezi, Lauka kanë lind atje.

E, bash për këtë fakt, me ndrrimin e pushteteve, kthina e kulisa qeveritare i kanë largue nga selitë e lartësitë diplomatike. Bashkurtin, shumë ma herët. Para dy vitesh Elezin. Laukën në fillimviti 2015. Berisha (me aq sa di) gjendet dhe pak muaj në atë klucën ligjore “diplomat në dispozicion”.

Kësisoj, për ta, në kësi rasti e për këtë fenomen, them se është ushtrue “genocid politik” (i kalkuluar e i kamufluar) për shkak të origjinës së tyre krahinore, mbiemrit, potencialeve intelektuale e diplomatike. Ashiqare, hakmarje politike. Sikur qeveritë e Tiranës të ishin të kohnave të kështjellave mesjetare e jo tashma të integruara me seli, programe e frymë euro-atlantike në NATO, BE, KE, OSBE. Sjellje të sojit neo-otomanizëm, neo-komunizëm, neo-fashizëm.

E, kjo-këto qëndrime e veprime kanë mbrri kulmin e vet, përderisa diplomati Lauka arriti të flasë dhe me “Letër të Hapur” ndaj ministrit të Jashtëm Bushati, përderisa mediat i kanë ba në shpeshti publike qëndrimet e kryeministrit Rama ndaj ish-ambasadorit Berisha në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut. Arben Manaj shkruan: “Faktikisht, ka mbi dy vjet që Tirana nuk jep fonde për ambasadën, për të zhvilluar një pritje një herë në vit për festat kombëtare dhe kjo, pasi deri përpara një muaji, në ambasadën shqiptare në Londër ka qenë ambasador “kulaku” Mal Berisha” (gazeta “Shqip”, 3 dhjetor 2015).
Këto janë veç ajsbergu politik ndaj tyre, pasi “saçi” diplomatik e din vet se çka ka nën të për gatesë e shërbesë të tillë, se sa ja çon temperaturën përbrenda gaca-prushi përmbi të.

Po sidoqoftë, dhe ky emisioni “Diplomaticus” tregoi qartë një fakt të njohur: Diplomacia Panshqiptare i kërkon, botnisht e shpësh herë, si nevojë diplomatike të ditës e të kohës, këta tre ambasadorë nga Tropoja, përfaqësues diplomatik të Shqipërisë në kryeqendra botërore në Nju Jork, Bruksel, Londër, Moskë apo në Hungari, Turqi e Kosovë.

Diplomacia (“jo Bushat”) don me ua ndie zanin diplomatik profesional e kualitativ në media e mediume për çështje madhore me interes kombëtar, rajonal, ndërkontinente. Jo veç tek Neës 24. Jo veç tek Televizioni Publik Shqiptar (RTPSH). Po edhe në të tjera televizione në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, etj. Ish-ambasadori Berisha sapo u kthye nga një kumtim referues në një veprimtari shkencore në Amerikë, kurse ish-ambasadori Lauka para disa ditësh kumtoi me intervistë tek “Zëri i Amerikës” për temën “Rusia dhe Ballkani”. Të shumtë janë dhe shkrimet e tyre, librat e tyre për diplomacinë…

Këta ambasadorë edhe po të mos ishin në të tilla detyra diplomatike do të ishte në nderin e diplomacisë shqiptare t’i thirte në detyrë shtetorore për të dhanë ma shumë e ma mirë për kombin e vet.

2.
Këta katër ish-ambasadorë të kombit shqiptar, Islam Lauka, Lisen Bashkurti e Mal Berisha, Mehmet Elezi, me kontributet e atributet e tyre në diplomaci më kujtojnë realisht atë thënien botnore: arti i diplomacisë është truri i shtetit.
E, këta të tre, me veçantitë e lartësimet e tyre diplomatike, me veprimtarinë si diplomat, me librat e shkrimet për diplomacinë, hyjnë tek arti i diplomacisë, bajnë pjesë tek truri i shtetit shqiptar londinez, i kombit shqiptar euro-atlantik.

Këta ambasadorë nga Tropoja kanë mijëra faqe shkrimi në libra të tyre e në gazeta e revista shqiptare e të huaja. Ma shumë se sa mbi 37 mijë ditë jete e veprimtarie të diplomacisë shqiptare në këto 104 vite të Pavarësisë Shqiptare. Përndryshe, për ma tepër, këta shquhen ndër diplomatët e tjerë shqiptarë ndër vite për botimet e tyre.

Ambasador Lisen Bashkurti, ma shumë se çdo diplomat tjetër shqiptar, ka botue 22 libra për diplomaci e marrëdhanie ndërkombëtare, disa sish dhe në anglisht si “Historia e Diplomacisë Shqiptare” (në tre vëllime), “Identiteti, Imazhi, Diplomacia”, “Krizat Ndërkombëtare”, “Negociatat ”“ Historia, Teoria dhe Praktika”, “Kombet e Bashkuara dhe Rendi i Ri Botëror”, “Organizatat Ndërkombëtare dhe Nismat Rajonale”, “Europa, Ballkani dhe Sfida e Kosovës”, “Political Dynamics ëithin the Balkan Countries”, “National and European Identity of Albanians”, “Albanian Diplomacy betëeen the Past and the Future”, “Diplomacia Shumëpalëshe dhe Organizatat Ndërkombëtare”, “Mbi të Drejtën Ndërkombëtare dhe Organizatat Ndërkombëtare”, etj.

Ambasador Islam Lauka, ma shumë se çdo diplomat tjetër shqiptar, ka botue disa libra në gjuhë të huaja si anglisht, arabisht, rusisht, persisht, rumanisht, serbisht, rusisht, si “Kosova: Rast Universal apo Sui generis” më 2007 në shqip, anglisht, arabisht, rumanisht, persisht, “Shkëputja e Kosovës nga Serbia” më 2007 në shqip, anglisht e serbisht, ”Evolucioni i çështjes së Kosovës dhe gjendja e tij aktuale” më 1994 në rusisht e shqip; “Kosova e pavarur ose dështimi i kryqëzatës ruso-serbe” më 2011; “Shqipëria në arkivat ruse”(me bashkautor) më 2006 dhe “Antologjia e kryqëzimit: qëndrimi rus ndaj çështjes shqiptare 1878-2012” (me bashkautor) më 2012, etj.

Ambasadori Mal Berisha, duke ecë në rrugën e shkrimtarisë të Nolit e Konicës, është i vetmi diplomat shqiptar që ka shkrue ma shumë vepra për marrëdhaniet shqiptaro-amerikane e shqiptaro-britanike, për temën hebraike, etj. Dy veprat e tij: “Shqiptarët, lisa mbi truallin ilir: vlerësime të shtypit amerikan për shqiptarët dhe Shqipërinë 1908-2003” (Edualba. Tiranë, 2006. 256 faqe) dhe “Shqiptarët, europianët më të lashtë dhe më të rinj” (Edualba, Tiranë, 2009, 325 faqe) janë dëshmi historike për udhën e vlerësimet e të huajve për Shqipërinë e Shqiptarët, etj. Në 100 Vjetorin e Pavarësisë të Shqipërisë botoi veprën trevëllimshe “Charles Telford Erikson”, e cila ka hyrë në Bibliotekën e Kongresit Amerikën në Uashington D.C., në raftin e parë të pavionit të librit, e ekspozuar dhe me poster, gjendet dhe në Dhomen e Referencave, si një libër studimor meritor e një botim klasik e modern. Një tjetër vepër e studiuesit Mal Berisha është ajo për ambasadorin amerikan “Herman Bernstain (1876-1935) Journalist, Ëriter, And Diplomat” (2014), rreth të cilit ka mbajt ligjërata institucionale në të dy anët e Atlantikut, dhe në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontribut i vyer ndër kohëra janë dhe shqipërimet e tij të veprave me interes kombëtar shqiptar si ato: “Shqipëria Jugore ose Epiri i Veriut në Çështjet Europiane Ndërkombëtare 1912-1923” (Koha. Tiranë, 1998) dhe “Shpëtimi në Shqipëri ”“ Njëqindpërqind e hebrejve në Shqipëri të shpëtuar nga Holokausti”, etj.

Ambasadori Mehmet Elezi i ka 46 vjet me libra të shkruar nga pena e tij e shquar. Ai ka kontribute madhore me veprën e tij akademike “Fjalor i Gjuhës Shqipe”, me 41.000 fjalë e rreth 54.000 kuptime, të cilat nuk gjenden në fjalorët e Akademisë së Shkencave të viteve 1980 e 2002, si dhe me rreth 5.300 shprehje frazeologjike. Veç një penë si e Mehmet Elezit na jep të tilla vepra publicistike, analitike, filozofike, diplomatike si “Shansi i tret딝 (1993), “Gjeostrategjia tjetër” (1996), “Kosova midis politikës e realpolitikës” (1999), etj. Ai është shumëdimensional: diplomat, publicist, shkrimtar, poet, gjuhëtar, studiues, etj. I numërohen gjithato kumtime ndërkombëtare e artikuj të botuar përtej kufijve të Shqipërisë Londineze.

3.
Ndër këta katër ambasadorë, dy prej tyre, kanë tituj e grada shkencore, si prof. dr. Lisen Bashkurti e dr. i shkencave Islam Lauka. E, të katër, janë dhe pedagogë universitar e shërbyer deri dekan e rektor në universitete shtetërore e private në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni (FYROM), Luginën e Preshevës, etj., ku ligjërojnë në fushën e diplomacisë e marrëdhanieve ndërkombëtare, etj.
Këta të katër ish ambasadorë janë “institucione më vete”, janë “akademik” të diplomacisë panshqiptare. Secili prej tyre, edhe kur nuk ishte diplomat zyrtar në MPJ apo në ambasada të Shqipërisë në botë, kanë punue ma shumë se dhjetra diplomatë e titullar diplomatik në detyrë funksionale.

Dr. Islam Lauka ka punuar në MPJ deri Drejtor i Përgjithshëm Drejtorie i Organizatave Ndërkombëtare, ish ambasadori i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës e, në shtator 2013-mars 2014 Dekan i Trupit Diplomatik të akredituar në Prishtinë, ish drejtor i Bordit të Institutit të Diasporës në MPJ, president i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (prej vitit 2003), drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike (prej nga viti 2005).

Prof. dr. Lisen Bashkurti, ish drejtor drejtorie në MPJ e ambasador në disa shtete, është President i Akademisë Diplomatike Shqiptare, antar nderi në disa institucione ndërkombëtare diplomatike në botë, etj. Ai është drejtues i revistave shkencore “Diplomacia” e “Global Challenge”. Meritor i disa titujve, urdhëra e çmime kombëtare e ndërkombëtare për kontribute të vyera në fushën e diplomacisë e marrëdhanieve ndërkombëtare.

Mehmet Elezi, prej vitit 1994, ka qënë themelues e drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Ndërkombëtare e Strategjike në Tiranë, i pari i këtij lloji në Shqipëri, i njohur me disa botime shkencore. E, vitet e fundit, është antar i disa organizmave dhe në fushën e diplomacisë e marrëdhanieve ndërkombëtare dhe përtej kufijve të Shqipërisë Londineze.

Mal Berisha, nga diplomat, konsull e kryekonsull në Stamboll, në vitin 1998 kur ishte në SHBA, nën emblemën e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Federatës Pan Shqiptare “Vatra”, kontribuoi për çështjen e Kosovës. Në vitin 2000 punësohet nga Kombet e Bashkuara dhe bën pjesë në Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Ai punoi disa vite dhe drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale dhe Inisiativave në MPJ.

Asnjëri nga këta katër ish-ambasador nuk rrinë tek dera e MPJ e as mbi krye të ministrit të Jashtëm apo kujtdo tjetër ma lart, ma të madh, po largimet e tyre nga Shërbimi Diplomatik Shqiptar dëshmojnë se Diplomacia Shqiptare e ka vështirë të jetë Diplomaci e niveleve të larta euro-atlantike. Askund në botë, as në vendet “me grushte shtetI”, të varfëra, në ecje drejt zhvillimit të vet, nuk i lëvizin diplomatët e tyre si MPJ e Shqipërisë.

Dr. Islam Lauka ia ka fillue Shërbimit Diplomatik në vitin 1985, qysh në kohën e komunizmit, të monizmit, po largimi i tij nga detyra kryhet pikërisht në 30 vjetorin e karierës diplomatike, në vitin 2015 (!).

Mal Berisha ka një çerek shekulli që ia nisi detyrës të diplomatit në MPJ të Shqipërisë e, tashti, ai nuk emërohet askund në një detyrë të lartë diplomatike (!)

Edhe Lisen Bashkurti, plot 25 vite ma parë u emërua ambassador i Shqipërisë në Hungari e, prej vitesh, mbetet zyrtarisht jashtë Shërbimit Diplomatik Shqiptar, por punon realisht ma shumë e ma mirë se shumë diplomat të niveleve të larta në MPJ.

Mehmet Elezi, ambasador i Shqipërisë në Konfederatën Zviceriane prej vitit 2006, kthehet në nëntor 2013 në Tiranë e, prej atëherit, nuk u thirr në një detyrë të lartë diplomatike, u la jashtë Shërbimit Diplomatik Shqiptar.

Ndërkohë që këta katër ish-ambasadorë mbeten jashtë Shërbimit Diplomatik Shqiptar për faktin se janë “nga Tropoja”, MPJ e Shqipërisë merr “hy e dil” në sallonet diplomatike disa politikanë me diplomaci diletante, të cilët nuk dinë si duhet as për shkrimin diplomatik e nuk kanë dijeni çka duhet as për shtetin ku shkojnë ambasadoretambasadorë…?! Pse ka menjanime e bllokime të tyre për/në veprimtari diplomatike shtetërore për t’iu dhanë detyra diplomatike të larta në MPJ e në seli diplomatike në botë, atje ku duhen ma shumë, atje ku japin ma tepër ?! A thue ma shumë nepotizëm kanë këta katër ish ambasadorë tropojas apo si ndonjë rast historik që të ketë deri në pesë vetë diplomatë me lidhje gjaku farefisnore në MPJ, në Shërbimin Diplomatik (!)

A thue Diplomacia Shqiptare që po bahet 104 vjeçe e ka një “luks” të tillë, a e ndjen një turp të tillë, sa t’i nxjerrin politikisht “të tepërt”(!) këta katër ambasadorë të sprovuar të shkallëve të karierës diplomatike?/Bota Sot

Share: