Home KRYESORE Reagim i Ermira Mehmeti

Reagim i Ermira Mehmeti

Nga Ermira Mehmeti

Lidhur me votimin ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes

Nuk desha te reagoj lidhur me sulmet e uleta qe perseri jane drejtuar kunder meje, por, per shkak se u kaluan kufijte, po them dhe une te verteteten time.

Per cudi, pjesa me e madhe e ketyre patrioteve kujdestare qe duken te kurdisur qe me automatizem te reagojne sa here qe behet fjala per mua, jane pikerisht individe te cilet s’e kane as idene me te vogel se cfare institucioni eshte, si funksionon dhe cfare perfaqeson Keshilli i Europes ne Strazbur. Po ta dinin, keta patriote te estrades do ta kishin parasysh se as Ermira Mehmeti, dhe asnje tjeter nga 318 anetaret e Asamblese Parlamentare nuk jane aty per qejfet e tyre, por per shkak se jane anetare te delegacioneve te parlamenteve te shteteve te tyre. Secili delegacion ka shefin e tij, dhe shefat e delegacioneve bashke me kryetaret e parlamenteve vendosin rreth perberjes se delegacionit, pjesemarrjes ne sesion dhe kohezgjatjes se qendrimit ne Strazbur.

E para e punes, une nuk jam shefe e delegacionit te Maqedonise dhe as nuk e caktoj une kohezgjatjen e qendrimit atje.

E dyta e punes, kur kam arritur une ne Strazbur, delegacioni i Kosoves i cili ka vetem status mysafiri dhe asnje te drejte per pjesemarrje ne punimet e Asamblese, ka qene ne pozite teresisht te pafavorshme per sa i perket draft rezolutes. Ishte puna dhe lobimi im, qe siguroi mbeshtetjen me te madhe te delegacioneve nder me kryesoret, perfshire Gjermanine dhe Britanine e Madhe, te cilet, duke firmosur amandamentet e pales kosovare, ne fakt, arriten te ndryshonin atmosferen ne favor te Kosoves. Mes tjerash, ketu do permendja edhe biseden telefonike me iniciative timen, me Ministrin e Jashtem te Turqise, z. Mevlut Causoglu, i cili me ka garantuar mbeshtetjen e plote te Delegacionit Turk ne Asamble. Kam komunikuar disa here me njerin nga deputetet me me ndikim ne Asamble, austriakun z. Stefan Schennach, deri sa eshte bindur dhe ai per te firmosur amandamentet kosovare. Per punen dhe angazhimin tim personal, pertej ingerencave te mia por vetem si shqiptare, mund te pyesni jo vetem Nenkryetarin e Parlamentit te Kosoves dhe Shef i delegacionit ne Keshillin e Europes, z. Xhavit Haliti, por edhe cilindo qofte anetar te Delegacionit, ose edhe Shefin e Misionit te Kosoves ne Strazbur, Sh. T. Z.Edon Cana.

Se treti, eshte e vertete se kam mundur te ndryshoj bileten e kthimit tim ne Shkup, por eshte poashtu e vertete se kjo kerkese nuk me eshte parashtruar ne asnje moment nga askush, as nga Delegacioni i Shqiperise dhe as nga ai i Kosoves. Natyrisht se, po qe se do te parashtrohej kjo kerkese ose mundesi, ne nivel politik do te rregullohej edhe me Shefin e delegacionit tim. Per fat te keq, kete nuk e kerkoi askush.

Ne fund, une, per fat te keq, nuk e kam standartin e disa politikaneve shqiptare, ish ministra e zyrtare te tjere te shtetit, qe te mund t’i lejoj vetes qe me shpenzime private te paguaj bileta aeroplani. Kjo mbase eshte dobesia ime qe vazhdoj te jetoj vetem nga rroga e deputetit dhe vazhdoj te mos kem asnje biznes privat, te mos kontrolloj asnje tender, dhe qe refuzoj te korruptohem.

E kuptoj qe logjika e ketyre politikaneve milionere qe po bejne estraden eshte e thjeshte dhe perhere bazohet ne kalkulime matematikore me nga pese e me shume zero, por edukata ime nuk ka qene dhe kurre nuk do te jete e tille. Ceshtja kombetare, megjithate, lengon nga politikanet e korruptuar e fjale bukur, jo nga politikanet qe mundohen me dije dhe ndershmeri te ecin proceset perpara.

Me respekt,

Share: