Home KRYESORE Realizohen nderhyrjet kirurgjikale pa narkoze ne Shqiperi

Realizohen nderhyrjet kirurgjikale pa narkoze ne Shqiperi

Shqipëria në kopertinën e revistës prestigjioze “New York Magazine” sepse për herë të parë, në Tiranë në muajin gusht është zhvilluar një lloj kirurgjie e rrallë në tru, teksa pacienti qëndronte i zgjuar dhe i vetëdijshëm gjatë të gjithë procedurave ndërsa mjekët e ndjekin hap pas hapi.

Karl Ove Knausgaard, shkrimtari norvegjez u bë dëshmitar i kësaj kirurgjie shqiptare, eksperiencë të cilën vendosi ta rrëfejë për lexuesit e prestigjiozes amerikane. Autori i njeh lexuesit me personazhet që e shoqëruan në rrugëtimin në Shqipëri, duke dhënë njëkohësisht edhe përshtypjen që mori nga vendi ynë.

Doktor Henry Marsh është një nga boshtet kryesore në rrëfimin e tij, pasi ishte doktori që mori përsipër të kryente për herë të parë në Shqipëri të ashtuquajturën “kirurgji në tru, teksa pacienti do të rrinte i zgjuar”.

E njohur me terminologjinë “awake craniotomy”, ajo është procedura që heq një lloj tumori në tru, që është aq i kamufluar. Tumore të tilla prekin më shpesh moshat e reja dhe për to, fatkeqësisht nuk ka kurë. Pa kirurgji kjo semundje nuk ka kure.

Në operacionin e doktor Marsh asistuan edhe mjekët shqiptarë, Prof. Dr. Mentor Petrela dhe Dr. Florian Dashi. Ekipi në Shqipëri ishte përgatitur prej 6 muajsh dhe kishte zgjedhur dy raste, që ishin veçanërisht të përshtatshme për të demonstruar metodën.

Pacienti i parë që iu nënshtrua procedurës kirurgjikale ishte Ilmi Hasanaj. 33-vjeçari jeton në periferi të Tiranës dhe është i martuar, por nuk ka fëmijë. Me profesion murator, teksa ishte duke punuar, krahun e tij të majtë e zunë disa të dridhura, gjë që për mjekët është një nga shenjat e para që jep tumori në tru.

Pasi përfunduan procedurën mjekësore, doktorët donin të siguroheshin duke pyetur pacientët… Gjithçka duket se kishte shkuar me sukses. Në mënyrë që kirurgu të jetë në gjendje të bëjë dallimin midis tumorit dhe indeve të shëndetshme të trurit, pacienti mbahet zgjuar gjatë operacionit dhe gjatë procedurës truri mbahet i stimuluar me një sondë elektrike, në mënyrë që doktori të shohë nëse dhe sesi reagon pacienti.

Ndërkohë, pacientja e dytë që u operua të nesërmen ishte Gjinovefa Mërxira. Vetëm 21 vjeç nga Burreli, vajza për ironi të fatit ishte studente mjekësie. Ajo vuante nga një dhimbje e madhe koke, deri në momentin që simptomat nisën të rëndoheshin.

2-22Edhe diagnoza e Gjinovefës ishte e njëjtë, tumor në tru. Gjithçka shkoi me sukses edhe për të, vetëm se rasti i saj ”“ sipas Dr. Marsh, ”“ ishte edhe më i vështirë sesa Ilmiu, pasi masa tumoriale ndodhej më poshtë trurit. Pacientët qëndruan të shtruar për disa ditë në spital, teksa ishin të parët që me ta u aplikua një kirurgji e tillë në Shqipëri.

Urime stafit qe realizoi nje nderhyrje te tille duke shpetuar jete, por qe edhe bene te mundur qe per Shqiperine te flitet ne Perendim edhe per pozitivitete te tilla.

Share: