Home KRYESORE Reflektim mbi nderkalljen Berisha – Bushati.

Reflektim mbi nderkalljen Berisha – Bushati.

Nga Arian Galdini

Qe une nuk jam e nuk kam per te qene kurre berishist, kjo eshte pak por e sigurte. Nuk e pelqej e as e mbeshtes ne asnje menyre e ne asnje forme Sali Berishen.
Por ndersa lexoja sot pergjigjen e Andi Bushatit per Sali Berishen, u ndjeva i perfshire si qytetar ne kete vend, ku Nipi i Bllokut, konsideron si epersi te tijen ndaj kujtdo tjetri pikerisht prejardhjen e tij.

Nuk me intereson fare e se kunder kujt ndertoheshin argumentat ne pergjigjen e Andi Bushatit ndaj Sali Berishes. Nuk me intereson fare as e drejta e Bushatit per tju kundepergjigjur me te njejten monedhe akuzave te Berishes. Nuk me intereson fare, as e drejta qe mbart cdo fjale, kur cilido ne kete shoqeri i kunderpergjigjet Sali Berishes.

Ama, kur nje Nip Bloku, krekoset se prejardhja e tij, e ben ate eperor ndaj Valixhes se Drurit te nje Arrivisti qe Aspironte te hynte ne Bllok, mua me ngjallet krupa.
A e di ky Nip Blloku, se arsyeja e Epersise se tj ndaj Valixhes se Drurit, eshte ngritur e ndertuar mbi krime e mizori te pamendueshme njerezore te nje Rregjimi Barbar?
A e di, ky Nip Blloku, se edhe nese ky vete drejtperdrejte nuk mund te kete asnje pergjegjesi e faj per cka kane bere paraardhesit e tij, ne momentin qe e perdor si argument Epersie, prejardhjen e tij, behet turpesisht levdues dhe percues i nje kulture dhe kohe antinjeri e kriminale?

Me vjen ndot nga te tilla ligesi publike, te cilat na shiten si debate per te miren publike.

Sepse nese Bushati ndihet siperor me Valixhen e Drurit te Sali Berishes, brenda vete argumentave te Bushatit nuk duhet te habitemi se lind thirrja: Rrofshin Femijet, Niperit e Mbesat e Sali Berishes, sepse keta kane 25 vite epersi me Skribet e Tranzicionit…

Ky debat kaq i ulet, qe e mban shoqerine mes Nipit te Bllokut dhe Valixhes se Drurit te Arrivistit, nuk jane e vetmja alternative e as i vetmi realitet ne Shqiperi.

Shqiperia ka me mijera realitete te atyre qe as kane qene Niper Blloku, e as Arriviste me Valixhe Druri, por njerez me dinjitet e te talentuar qe ia kane dale mbane.

Ndaj them se pergjigja e Bushatit eshte deshmi ligesie dhe mediokriteti.

Ndjese, por une keshtu e mendoj.

Shqiperia ka realitete shume me te bukura e shpresedhenese sesa mendon Bushati kur i gafurret Berishes nga frengjite e Bllokut.

Share: