Home KRYESORE Shpërthen presidenti turk Erdogan, kundër Iranit…!

Shpërthen presidenti turk Erdogan, kundër Iranit…!

Presidenti turk Rexhep taip Erdogan ka folur sot për herë të parë për përplasjen mes Arabisë Saudite dhe Iranit, e për ekzekutimet e 47 personave ne Arabinë Saudite. Ai ka shfrytëzuar një takim me kryepleqtë e vendit për ta thënë hapur atë që mendon mbi ngjarjet ne fjale. - “Konflikti sektar po e trondit edhe një herë botën islame. Këtë po e drejton një ideator. Puna është të ketë në botën islame një përplasje sektare mund ta dëmtoje atë brenda saj.”

Erdogani i ka quajtur të papranueshme sulmet mbi përfaqësitë e Arabisë Saudite, duke vijuar se: “Në Egjipt janë dhënë dënime me vdekje për një mijë persona. Ej, botë, ku je? Njëri prej këtyre është Mursi. Ai erdhi në krye të shtetit me 52 për qind të votave popullore, por u dënua me vdekje. A ishte terrorist ai? Jo! Kush e bëri grushtin e shtetit? Një gjeneral nëpunës i Mursit. A nxori zë bota? Vetëm ne folëm!”

Ndërsa duke iu referuar Iranit, një prej mbështetësve kryesorë të regjimit të Beshar Esadit në Siri, presidenti i Turqisë ka theksuar, “Në Siri po vriten 400 mijë njerëz. Ata që kanë heshtur po mundohen tani të bëjnë gurgule për dënimin me vdekje të një personi. Pse heshtni për këtë? Atje po jepni mbështetje hapur e fshehur. Po jepni para e armë. Kujt? Esedit vrasës!”

Share: