Home KRYESORE Shteti-Komb zgjidhja e vetme e shqiptareve

Shteti-Komb zgjidhja e vetme e shqiptareve

Nga Shenasi Rama

Ne kete pike te gjithe e kane frike kombetarizmin shqiptar sepse e shohin se te gjitha zgjidhjet qe na jane ofruar kane deshtuar. Prandaj e shohin si te vetmen zgjidhje qe na ka mbete ne shqiptareve dhe te ciles i besojne njerezit tane. Ne nuk na bashkon asgje tjeter vec gjakut e gjuhes.

Shteti i cunguar qe kemi eshte shteti i shqiptareve, se tokat e vendet me te mira jane lene jashte; se kjo ka qene politika e huaj qe ne mos me pase as shtet e as komb. Paria e Tiranes ka punuar e punon qe ne mos me pase as shtet e as komb dhe deri ketu ia ka arritur qellimit.

Ne gjendjen ku jemi, me dy shtete pa sovranitet, nuk ka se si me pase nje shtet-komb te perbashket, sepse edhe zyrtarisht je nen kontrollin e dikujt tjeter. ama, me deshtimin e gjithckaje tjeter, shtet-kombi dhe ndertimi i tij eshte e vetmja rrugezgjidhje qe na ka mbete ne shtetin shqiptar per mos me shkue ne vllavrasje e ne lufte civile, dhe kombi e ndertimi i tij, duke nisur nga ky shtet-komb, eshte e vetmja zgjidhje per te gjithe shqiptaret si komb ne cdo shtet ku jane.

Kjo nuk eshte kercenuese per asnje shtet e as per rendin ne Ballkan, por perkundrazi. Kur te jemi e te shenasi-rama-greva-e-urise-1991ndjehemi si pjese e kombit, atehere edhe kufinjte e shteteve behen te parendesishem per ne. Shanset historike qe kemi pasur i kemi humbe me pare sepse nuk kemi ndjekur rrugen e duhur. Tash, kushedi se si vjen rruga e historise dhe mund te kemi e do te kemi shanse te tjera, por te pakten te jemi te pergatitur sepse e dime mire cka duhet me ba e cka nuk duhet me ba.

Share: