Home KRYESORE “Shteti ynë si OJF”

“Shteti ynë si OJF”

Nga Nard Ndoka

Qeveria aktuale eshte fokusuar tek forma e produktit, por jo nga permbajtja dhe cilesia! Çdo dite verejme Kryeministrin, ministrat e tij dhe drejtues institucionesh, qe i kushtojne rendesi nje lajmi, qe nuk eshte pune, por vetem imazh mediatik. Kjo situate ka kohe qe perseritet dhe perseritet, tashme eshte kthyer ne institucion per pushtetin aktual. E kemi kuptuar te gjithe kete realitet virtual qeveritar, dikush reagon, dikush pershtatet, dikuj i pelqen. Une personalisht kam menduar, se kjo sjellje do te kete nje fund, do te kete nje ndryshim kursi, do te kete nje reflektim. Te gjithe paskemi gabuar, tashme kjo qeveri ka kaluar ne delir, ne papergjegjshmeri dhe ne gabime serioze!

Ministri i Brendshem deklaron, se ç’fare faji ka policia e shtetit, kur nje person vret qe nuk i japin nuse, kur nje person vret per nje plep! Deklarime te nje politikani qe nuk eshte i tille, te nje ministri qe nuk eshte as politik, as profesionist!

Z.Minister, policia e shtetit e ka per detyre funksionale, qe te parandaloje krimin. E ka per detyre, qe kur merr informacion se nje person qarkullon ne fshat i armatosur dhe qe deklaron se do te vrase per “mohim te nuses”, policia duhej ta neutralizonte dhe ta arrestonte pa e kryer krimin. Nje person qe vret per nje plep, i cili me perpara ka qene person problematik, ka kercenuar, madje ka provokuar edhe me pare me arme, policia duhej te nderhynte kohe me pare.

Kjo eshte policia komunitare z.Minister, qe ti e promovon si OJF, polici ne komunitet ne leter dhe ne ekran, por jo ne terren. Te pakten hesht z.Minister, mos provoko, mos bej gafa politike dhe ligjore!

Ministria e Shendetesise po jep çdo sherbim me koncension, sherbime qe nuk i ka promovuar as ne fushate elektorale, sherbime qe nuk jane problem i sistemit. Madje ministri dhe shefi i tij kane premtuar shendetesi falas dhe menaxhim efikas modern me burimet njerzore qe vete sistemi shendetesor paguan. Ne spitale nuk ka barna, semundjet kronike ne rritje, se nuk ka politika parandaluese. Ish kompania e ministrit rritet aq shume, sa ministri sot me duket i paafte, qe kur e drejtonte ai kete kompani ishte aq e vogel!

Ka shume raste te tjera me ministri te ndryshme dhe personazhe burra e gra, ministra qe imitojne shefin dhe njeri tjetrin, kjo semundje per fatin e keq ka kapur edhe disa bashki kryesore ne vend.

Edhe nje shembull nder te shumtit, humbjet ne rrjetin energjitik, vetem ne aksin Durres-Tirane jane me te larta se shpenzimet e energjise elektrike ne komplet veriun e Shqiperise. Nuk merret kush me humbjet, por me penalizimin e familjeve ne nevoje qe nuk kane mundesi te paguajne faturat e energjise elektrike, me ato po, madje me aksion kombetar.

Ne cilin shtet ne Europe, shteti i merr me shume se i jep nje familje ne nevoje? Vetem ne Shqiperi!
Ne cilin shtet ne Europe shteti shpall biznesin “armik” te sistemit fiskal? Ne Shqiperi!
Ne cilin shtet ne Europe krimineli vret dhe ministri thote, se nuk eshte detyre e jone? Ne Shqiperi!

Te shpresojme qe 2016 te jete ndryshe per pushtetin tone, te ndryshoje statusin institucional nga OJF projektesh, ne qeveri implementimesh. Nese ne nuk flasim, nese qytetaret nuk reagojne dhe protestojne, nese biznesi hesht dhe friksohet, “qeveria OJF” do te lulezoje edhe per disa vite te tjera.

Rilindja ka lindur per here te dyte! Ne anet tona thone, kur ke nje fatkeqesi dhe e kalon: Ke lindur per here te dyte!

Share: