Home KRYESORE Sokol Balla sulmon emisionin e Fevziut

Sokol Balla sulmon emisionin e Fevziut

Sokol Balla moderatori i “Top Story”e ka akuzuar emisionin rival me të, “Opinion” te Blendi Fevziut se ai është vënë në shërbim të një skeme, për eleminimin e Ilir Metës. Balla në shkrimin e tij për gazeten “Java” i referohet një emisioni për përgjimet ku u përmend edhe fraza e famshme sipas së cilës Meta i kërkonte 200 mijë euro Kastriot Ismailit.
“…në emisionin kryesor politik të televizionit, me një temë të përgjithshme të hënën e shkuar, si rrëshqanthi dolën disa mesazhe mes Ismailajt dhe Metës” shkruan Balla qe e sheh kete zhvillim nga një optikë më e gjërë, si një tentativë të televizionit Klan që përpiqet të kënaqë Ramën duke goditur rivalin e tij.
“Televizioni Klan, dikur totalisht në shërbim të Ilirit, ka prej shtatorit që merret me këtë aferë thuajse çdo javë, dhe kjo koincidon me afrimin e tij me kryeministrin Rama, i cili ka firmosur dy leje ndërtimi për pronarin e tij, të famshmin Frangaj. Synimi? Baltosja e Metës dhe e LSI si formacion politik I korruptuar”
Sipas Balles edhe emisionet e tjera, edhe analistët e Klan edhe Lapsat e Berishës i shërbejnë këtij qëllimi.
“Deri tek Klan, Meta ka të drejtë. “Emisioni investigativ “Stop, në puntatën e parë nxorri zbuluar një kre administrate, emerim i LSI. Ashtu si Fiksi në 2011, për Metën skenari është i qartë: Rama dikur bashkëpunoi me Topin, dhe tani me Klanin, për ta eleminuar politikisht. Analistë dhe lapsaxhinj të afërt me Klan, godasin sistematikisht çdo ditë Metën dhe bëjnë fakt përfshirjen e Ramës në konspiracionin kundër tij”.
Sokol Balla mendon se Meta po kërcënohet edhe me dicka tjeter:  “me një video ku me gjasë feston me disa familjarë të biznesmenit të burgosur të DIA-s”. 
opinion pergjimet“Trishtohem sot kur shoh se LSI dhe kreu i saj, kanë zëvendësuar pararojën me paranojën, duke rënë në grackën e një loje jo edhe aq të sofistikuar politike, që po e shtyn atë gjithnjë e më larg një maxhorance me PS, gjithnjë e më afër situatave të vjetra të viteve 2001-2005. Dhe për më keq, duke vetëpërkeqësuar një imazh me shumë mund të përmirësuar sa i përket perceptimit të korrupsionit, tashmë kur është shtyrë me dinakëri, në ballë të luftës kundër reformës në drejtësi dhe sponsorëve të saj të vërtetë, komunitetit ndërkombëtar. Uroj që shpejt Iliri të reflektojë edhe më thellë, siç edhe ka bërë këto dy ditë. Të zëvendësojë paranojën me pararojën e dikurshme të koalicionit të majtë, misioni i të cilit më duket, se ende nuk ka përfunduar, pavarësisht dështimeve, korrupsionit, rrënimit moral, sa kohë modeli përballë është ende ai mbytës edhe për vetë PD, i Berishës dhe lapsaxhinjve të tij”, shkruan Balla.
Share: