Home KRYESORE TE JESH POLITIKAN/E NE SHQIPERI

TE JESH POLITIKAN/E NE SHQIPERI

Nga Mirela Cela Jorgo

Politika ne vetvete nuk eshte as e keqe dhe as mort qe bie mbi nje popull, perkundrazi, eshte modeli me i mire i rregullimit te nje shoqerie.

Ne sisteme te ndryshme, politika merr perkufizime te ndryshme. Nese ne komunizem politika ishte “vija e partise” dhe ne demokraci politika eshte perfaqesimi dinjitoz i interesave te individit sipas parimit pakica i bindet shumices. Individi delegon pushtetin e tij me vote te lire ne duart e te zgjedhurve, atyre qe zgjedhin te perfaqesojne nje grup shoqeror.

Emrin e keq apo te mire politikes, ia bejne politikanet. Te dish kujt tia japesh voten, eshte sa zgjuarsi edhe investim per te ardhmen tende si individ apo te shoqerise ne teresi. Politikani eshte perfaqesues dhe mbrojtes i interesave te grupit shoqeror qe e ka zgjedhur, dhe si i tille, qendrimi i tij ka ndikim direkt ne interesat e zgjedhesve.

Nuk mund te jesh politikan i mire nese nuk je nje shtetas i mire ! Te jesh shtetas i mire do te thote te njohesh lirite dhe pergjegjesite karshi shtetit, individit dhe shoqerise ne te cilen jeton. Te jesh politikan do te thote te dish te genjesh ne castin e duhur. Kete e kane bere nje pjese dhe kane patur mundesine te qendrojne stoik ne kete pozicion. Duhet te dish si ta dredhesh qe te rrish ne pushtet. Se ka nga ata qe sapo i futen politikes dhe ia shijojne frytet, nuk dalin me prej saj sikur edhe zjarri te perfshije vendin.

Puna eshte se mashtrimi e korrupsioni jane ne mode dhe po nuk veprove ashtu te shikojne me sy te keq jo vetem te afermit e tu, por edhe shoket e partise qe po mbushin te dyja duart. Pasivizmi yt mund te shikohet si shenje dobesie dhe papartishmerie. Ne pergjithesi: mungon ideali, mungon atdhedashuria e vertete sepse shume gjera shihen permes syrit te lekut a dollarit, te mosprishjes se miqesive, krushqive a lidhjeve partiake.

Ne nje vend si ai i yni ku 1 ne 3 veta jane kusherinj, besoj se kemi veshtiresi pune. Grate apo burrat e politikaneve u cucurijne ne vesh bashkeshorteve se duhet te beje ndonje lek sa s’eshte vone se nuk i dihet si i vjen puna me postin qe ke. Disa biles jane ministra me green card amerikane ne dore.

Kam pershtypjen se edhe po qene disa politikane te mire, perseri duhet ndryshuar ( me zor – gjoba, burg, kerkim llogarie ) mentaliteti i administrates shteterore, pasi pergjithesisht jane ata te vegjlit qe nen rrogoz organizojne gjerat e medha.

Per mua te qenit politikan eshte baras genjeshtar,ne ditet e sotme sado i ndershem te jete personi qe merret me politike do te vije momenti qe te mendoj per vetveten dhe jo per ata qe e kane zgjedhur.

Share: