Home KRYESORE Tenxherja me presion dhe gjeopolitika e fillim-vitit

Tenxherja me presion dhe gjeopolitika e fillim-vitit

Nga Ilir Kalemaj

Vendet e Gjirit presin marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Irani wshtë duke shijuar një marredëenie të re me SHBA pas dekadash tensioni dhe ngrirje të raporteve diplomatike që u mundësua falë Traktatit Nuklear të nënshkruar së fundmi mes dy vendeve.

Arabia Saudite ngelet një partner i rëndësishëm gjeopolitik i Washingtonit pavarësisht financimit të medreseve radikale në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore si pasojë e një ekspansioni religjiozo-kulturor– një tip soft power– që vjen vetvetiu prej martesës jo-konvencionale të politikanëve të shtëpisë së Saudit me Vahabistët, marrëdhënie që megjithë ulje-ngritjet e veta është konsoliduar përgjatë një shekulli e kusur.

Me të drejtë shtrohet pyetja se cili do të jetë hapi i radhës? Me interes do të ishte pozicionimi i Turqisë. Një rivale e hershme e Iranit që daton faktikisht qysh prej kohërave të armiqësisë së hershme mes Perandorisë Osmane dhe asaj Perse dhe që ka vazhduar në mënyrë konstante përgjatë shekullit të 20-të edhe atëherë kur dukej se dallimet mes dy vendeve po sheshoheshin të paktën përsa i përket qasjes njëlloj reformatore të Ataturkut në krijimin e Turqisë moderne dhe Shahut të Iranit që u duk se replikoi mjaft nga qasjet emancipuese të pararendësit të tij turk.

Por me ardhjen e Ajatollahut në pushtet pas revolucionit famëkeq që e çoi vendin dekada mbrapa dhe prishi keqas marrëdhëniet me SHBA-të pas marrjes peng të diplomatëve amerikanë, raportet e Ankarasë me Teheranin erdhën në ftohje graduale. Nuk mund të pritej ndryshe nga një vend antar i NATO-s.

Por si do ndikohen marredheniet SHBA-Rusi dhe pozicionimi reciprok i te dy vendeve? Dihet që në SHBA, Presidenti Obama jo vetëm ishte instrumental në arritjen e marrëveshjes historike me Iranin por mundësoi edhe kalimin pa rezistencë në dy dhomat e Kongresit megjithë shumicën republikane duke korrur një prej dy sukseseve më të mëdha diplomatike të dy mandateve të toj presidencialë.

Tjetri ishte normalizimi i marrëdhënieve me Kubën e Raul Kastros. Nga ana tjetër Arabia Saudite ka qenë një aleat solid i SHBA-së në politikat rajonale dhe shkëmbimet tregtare qysh nga koha kur presidenti Ruzvelt takoi mbretin Abdul Aziz në Kanalin e Suezit 70 vjet më parë.

Russian President Vladimir Putin (R) and Turkish Prime Minister Recep Tayyip Erdogan attend on a press conference after their meeting to discuss differences on Syria as UN Security Council prepared to vote on the conflict, in Moscow's Kremlin on July 18, 2012. Russia said today a decisive battle was in progress in Syria and rejected a Western-backed UN resolution on the crisis as it would mean taking sides with a revolutionary movement. AFP PHOTO/KIRILL KUDRYAVTSEV (Photo credit should read KIRILL KUDRYAVTSEV/AFP/GettyImages)
Russian President Vladimir Putin and Turkish Prime Minister Recep Tayyp Erdogan.

Rusia ka qenë paradoksalisht afër si me Turqinë ashtu dhe me Iranin si pasojë e të ashtuquajturës “diplomaci e energjis딝 që shtrihej jo vetëm në kalimin dhe materializimin e rrymave të gazit nga Rusia por edhe në ndërtimin e reaktorëve nuklearë me vlerë së paku 2 miliardë dollarë, me nga një projekt respektivisht në secilin prej dy vendeve.

Tashmë që marrëdhëniet me turqit janë krisur keqazi si rezultat i goditjes së avionit rus dhe kanë njohur përshkallëzim që prek marrëdhëniet tregtare, politike, ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve, vetvetiu Moska është më e prirur të mbështesë Iranin.

Por situata komplikohet kur hyn në mes Arabia Saudite, pasi kjo e fundit është një kliente e vjetër e Moskës, vençarisht kur bëhet fjalë për blerje të pajisjeve ushtarake dhe municionit luftarak. Për mos të përmendur faktin që marrëdhënie me Arabinë Saudite është dhe një barometër që udhëheq marrëdhënien e Moskës me pjesën tjetër të vendeve të Gjirit.

Situata komplikohet edhe më nëse marrim parasysh mbështetjen e palëkundur të Kremlinit për Bashar Al-Asadin, një klient i vjetër i Teheranit por i kundërshtuar ashpër nga vendet e Gjirit të udhëhequra nga Arabia Saudite që në këtë pikë janë në të njëjtën linjë me Washingtonin, ndonëse arsyet i kanë të ndryshme.

Tango-ja diplomatike sapo ka nisur dhe është ende herët të bëhen projeksione globale, qofshin ato të karakterit apokaliptik që kohët e fundit janë bërë modë sapo ka ndonjë zhvillim të ri me ISIS-n deri ato që flasin për një luftë të re të ftohtë dhe marrin si shembull marrëdhëniet NATO-Rusi apo ato nga ana tjetër e medaljes që thonë që është thjesht bussines as usual, e njëjta gjë si rëndom, pa ndonjë pasojë të jashtëzakonshme.

FB_IMG_1451813192047Përtej pretekstit në dukje banal apo që i përket një sfere ngushtësisht moralo-fetare si ekzekutimi i klerikut shit nga Arabia Saudite, duhet të kuptojmë që feja shpesh instrumentalizohet në emër të interesave politikë dhe gjeo-strategjikë. Arabia Saudite si vendi lider i OPEK-ut dhe vendeve të Gjirit, ka influenca që shkojnë nga Arika Veriore në Gadishullin Arabik. Po ashtu, Irani ka klientë të tij nga Al-Asadi në Siri te Hezbollahu në Liban dhe natyrisht janë duke u përplasur fort në Jemen.

Ndaj është me rëndësi të shohim përtej ndasive religjioze që janë fushë-veprimtari e teologëve dhe të përpiqemi të kuptojmë se cilat interesa janë ato që i motivojnë këto shtete të ndërmarrin veprime irracionale që shkaktojnë lërkundje të forta të boshtit gjeopolitik në rajon e më gjerë…

Share: