Home KRYESORE “The Guardian” & “Le Monde”: Xhavit Haliti në shënjestër të NATO-s për...

“The Guardian” & “Le Monde”: Xhavit Haliti në shënjestër të NATO-s për krime dhe vrasje

Me kërkesë të lexuesve, duke qenë një medium i ru, po e sjellim para lexuesve, një artikull të përmbledhur nga shkrimi i britanike dhe “The Guardian” dhe asaj franceze “Le Monde”. Kjo bëhet pas botimit të shkrimit që hapi temën se nga kush qeverisemi ne shqiptarë, nga spiunë dhe bashkëpunëtorë të huaj, siç dëshmon ish shefi i shërbimit inteligjent francez për Hashim Thaçin. Pra, radha e këtyre agjentëve është e gjatë!

Kështu “The Guardian” dhe “Le Monde” shkruajnë se Xhavit Haliti në shënjestër të trupave të NATO-s në Kosovë për krime dhe vrasjen e Ali Ukës Dokumentet sekrete të NATO-s, në Kosovë për krime dhe vrasjen e Ali Ukës Dokumentat sekrete të NATO-s, që citohen nga gazeta ”The Guardian” e konsiderojnë Hashim Thaçin si protagonist të botës së krimit në Kosovë dhe Xhavit Halitin si të lidhur me vrasjen e gazetarit të “Gazetës Shqiptare”, Ali Uka në 1997 në Tiranë. Dokumentet që janë zbardhur nga gazeta, kanë etiketën “USA KFOR” dhe përmbajnë detaje të rrjeteve të krimit të organizuar. Në raportin e Le Monde, ku botohen pjesë të raportit të KFOR-it theksojnë se “Ka fjalë që thonë se ai kishte lidhje edhe me UDB-në (shërbimi sekret serb), ku i informoi ata për destinimin e armëve për FARK-un (fraksion ky i lidhur me Ibrahim Rugovën).

Duke cituar shërbimin sekret amerikan dhe atë të NATO-s, Xhavit Haliti përshkruhet si i lidhur me një masakër të frikshme

“Ali Uka, një gazetar kosovar me qendër në Tiranë që e mbështeste lëvizjen për pavarësi, por e kritikonte atë në shtypin e shkruar, u masakrua me një shishe dhe një kaçavidë në vitin 1997. Shoku i tij i dhomës në atë kohë ishte Hashim Thaçi”, thekson dokumenti. Ali Uka ishte gazetar i “Gazetës Shqiptare” dhe vrasja e tij shkaktoi jehonë të gjerë në shtypin shqiptar të asaj kohe.

Në dokumenta, Thaçi identifikohet si një “peshk i madh” i krimit të organizuar në Kosovë. Po kështu edhe Xhavit Haliti, një ish-shef i logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që është tashmë aleat i kryeministrit dhe një deputet i ri i PDK. Duke e përshkruar atë si një fuqi pas Hashim Thaçit, raporti thekson se Haliti ka lidhje të forta me mafian shqiptare dhe shërbimit sekrete kosovar, të njohur si KShiK. Dokumenti thekson se Haliti është i përfshirë në prostitucion, trafikun e armëve dhe të drogës dhe se përdorte një hotel në Prishtinë si bazën operacione të tij.

Ali Ukaj, “zëdhënësi” i parë i UÇK-së

Haliti është gjithashtu këshilltar politik dhe financiar i kryeministrit, por sipas dokumentave, ai është bosi i vërtetë i lidhjes. Ai lidhet edhe me frikësimin e kundërshtarëve politikë në Kosovë dhe dy vrasje që datojnë në fund të viteve ”˜90, kur UÇK thuhet se ka kryer shumë vrasje. Një prej tyre ka qenë një politikan kundërshtar që u gjend i vdekur në afërsi të kufirit me Kosovën, me sa duket pas një konflikti me Halitin. Ndërkohë, përshkrimi i një tjetër vrasjeje e lidh Halitin me masakrën e një gazetari të ri në Tiranë, Ali Uka që punonte për “Gazetën Shqiptare”.

Duke iu përgjigjur dyshimeve lidhur me raportin që doli të hënën, një zëdhënës i qeverisë së Kosovës tha se këto akuza që kanë qarkulluar që prej një dekade janë ricikluar së fundmi në raportin “Marty“. Ato skanë fakte dhe dëshmi bazë dhe janë të punuara mbi informatat e shërbimit inteligjent serb.

ali ukaj.jpgAli Ukaj, 26 vjeç, gazetar i “Gazetës Shqiptare” u masakrua në vitin 1997 në shtëpinë ku jetonte në Tiranë, ndërsa vrasja e tij nuk u zbardh asnjëherë përfundimisht. Ai është konsideruar si “zëdhënësi i parë i UÇK-s딝. Pasi ishte i pari gazetar që kishte publikuar emblemën e UÇK-së në faqet e të përditshmeve ku punonte. Ai kishte lidhje me protagonistët e lëvizjes dhe banonte në të njëjtën shtëpi me Hashim Thaçin, në atë kohë pjesë e UÇK-së dhe sot kryeministër i Kosovës.
« Le Monde » zbulon ”anën e panjohur” të Xhavit Halitit

Një tjetër shkrim negativ për Kosovën. Kësaj radhe është gazeta e njohur franceze, Le Monde që boton një shkrim për Xhavit Halitin, bazuar në një raport të shërbimit intelegjent të KFOR-it të vitit 2004, ku flet për natyrën e rrezikshme të Halitit, lidhjet e tij me SHIK-in, krimin dhe afera të tjera.

Shkrimi “Fytyra tjetër e Kosovës”, të cilin e transmeton Indeksonline, shpjegon se shërbimi intelegjent i KFOR-it ishte fokusuar shumë në aktivitetet e të fortëve të Kosovës, ndërsa Xhavit Haliti, ishte njëri prej tyre, si ish themelues i UÇK-së dhe drejtues i lartë i PDK-së. “Sot është një biznesmen i fortë, anëtar i partisë së Hashim Thaçit, dhe anëtar i kryesisë së parlamentit”, shkruan gazeta.

Në raportin e Le Monde, ku botohen pjesë të raportit të KFOR-it theksojnë se “Ka fjalë që thonë se ai kishte lidhje edhe me UDB-në (shërbimi sekret serb), ku i informoi ata për destinimin e armëve për FARK-un (fraksion ky i lidhur me Ibrahim Rugovën). Ai ishte i lidhur me frikësimin e anëtarëve të LDK-së përmes SHIK-ut. Thuhet të jetë një multi-milioner. Fondi” Vendlindja Thërret” është menaxhuar pothuajse prej tij. I përfshirë shumë në prostitucion, trafikim armësh, drogë dhe gjithashtu me naftë. Është i lidhur me Fatos Nanon. Ai e mbështet financiarisht Hashim Thaçin dhe merret me financat e PDK-së.”, thuhet në raportotet e KFOR-it të botuara nga gazeta franceze.

Por, bazuar në këtë dokument, Xhavit Haliti i njohur si Zeka, ka edhe anën tjetër: njëri prej sponsorëve të mafisë kosovare, që gjithashtu ka një ndikim të madh në politikë. Dhe nuk është i vetmi për këtë rol të dyfishtë në elitën politike kosovare, e dominuar nga ish liderë të UÇK-së dhe të shërbimeve të ndryshme sekrete.
Bashkësia ndërkombëtare, shkruan më tej gazeta, është informuar vazhdimisht edhe në detaje për “anën e errët” të të fortëve të UÇK-së. Së paku, janë zyrtarët e intelegjencës që nuk kanë kurrfarë dyshimi për aktivitetet e tyre ku shumica e liderëve të Kosovës janë të kyçur: të gjitha llojet e trafikimit, komplote, krim të organizuar të lidhur edhe me rajonin, reketim, frikësim likuidim të kundërshtarëve etj.

Shkrimi më tej hedh hije dyshime për vërtetësinë e provave të Dick Martyt se UÇK-ja ka trafikuar organe në 1999, por faktet e tjera që i lidh ata me krimin e pasluftës ekzistojnë. “Nëse jemi për t’i besuar raportit të shërbimit intelegjent të KFOR-it në vitin 2004 (informata që janë përfshirë edhe në një analizë tjetër të shërbimit gjerman muaj më vonë), Haliti shfaqet i ndërlidhur me shumë rrugë si Zvicër, Prishtinë e Shqipëri”, shkruan gazeta.

Në raportin e intelegjencës së KFOR-it, thuhet se është i lidhur me kafe Dubrovnik (Dardania, Prishtinë); Hotel Theranda, Prizren. I lidhur me grupet ku i takon shpesh në restorantin Thana, ndërmjet Pejës dhe Prishtinës. “Anëtar i bordit të Petrol Company, njëri prej liderëve kryesor kriminal në Kosovë; Ka shumë dyqane dhe restorante në Pejë; Së fundi është raportuar se është anëtar i SHIK-ut.

xhavit haliti.jpgNë raportin e Le Monde, ku botohen pjesë të raportit të KFOR-it theksojnë se “Ka fjalë që thonë se ai kishte lidhje edhe me UDB-në (shërbimi sekret serb), ku i informoi ata për destinimin e armëve për FARK-un (fraksion ky i lidhur me Ibrahim Rugovën). Ai ishte i lidhur me frikësimin e anëtarëve të LDK-së përmes SHIK-ut. Thuhet të jetë një multi-milioner. Fondi” Vendlindja Thërret” është menaxhuar pothuajse prej tij. I përfshirë shumë në prostitucion, trafikim armësh, drogë dhe gjithashtu me naftë. Është i lidhur me Fatos Nanon. Ai e mbështet financiarisht Hashim Thaçin dhe merret me financat e PDK-së.”, thuhet në raportotet e KFOR-it të botuara nga gazeta franceze.

Marre nga www.shqiptari.eu. lidhjet me The Guardian dhe Le Monde u realizuan nga Perqasje.com

Share: