Home KRYESORE Topalli per Ramen dhe Veliaj ndersa rreshjet vazhdojne.

Topalli per Ramen dhe Veliaj ndersa rreshjet vazhdojne.

Jozefina Topalli ka komentuar situatën në vend të krijuar nga reshjet e dendura, ndërsa nuk nguron të fajësojë kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj të cilët janë jashtë shtetit, njëri në Majami dhe tjetri në Sri Lanka.

Një çetë cubash që kaluan ylberin dhe u kthyen në sheikë, e që shëtisin për pushime e qejf nga Majemi në Srilanka, ndërkohë që vendi përmbytet nga uji i mjerimi!

Gjithë ditën sot media raportonte për përmbytje në tokë, banesa, lokale në disa qarqe të vendit. Edhe në Tiranë uji vërshonte në disa rruge të kryeqytetit; Por Kryeministri i vendit për shtatë palë qejfe vazhdon “gëzimin familjar” në Majemi, kurse Kryetari i Bashkisë qënka nis për Sri Lanka. Unë nuk akuzoj njeri për përmbytjet nga shiu siç kanë bërë kundërshtarët e mi kur ishin në opozitë, por imagjino sikur Sali Berisha të ishte në Majemi për pushime kur përmbyteshin toka apo unë të isha në Sri Lanka kur përmbytej Shkodra çfarë do bënte Rama! Sikur të ishin për punë shteti, dhe duhej të ktheheshin me urgjencë për të drejtuar shtabet për përballjen me situatën. Kurse këto dy ja mbathin për pushime pasi dhe lajmërojnë “bëni kujdes se nesër do ketë përmbytje””,- shprehet ajo.

FB_IMG_1452149668444Më tej Topalli shton: “I lutem zotit që të mos ketë reshje të tepërta se këto në pushtet nuk duan t’ia dijnë për njerëzit e shkretë. Në 25 vite këto janë njerëzit më të papërgjegjshëm që ka parë vendi! Në 25 vite kjo është qeveria me hajdute! Në fakt kjo nuk është qeveri, kjo është një çetë cubash! Pak minuta më parë në mes të Durrësit grabitet një qytetar nga 4 persona të maskuar si policë (njofton media). Të duket sikur dëgjon lajme për Kolumbinë. Një njeri i dëshpëruar për famë, pushtet e para nuk mund të mbajë peng një vend që edhe pa të, boll halle ka”.

Share: