Home KRYESORE UDHËTIM ME PORTRETE QË FLASIN TË PIKTORIT AGRON SALIU

UDHËTIM ME PORTRETE QË FLASIN TË PIKTORIT AGRON SALIU

Nga ENTELA KASI

”˜Lumturia është një engjëll me fytyrë serioze ”˜ ”“ ka thënë dikur mjeshtri i portreteve Aamadeo Modigliani

1. Portetizimi i kujtesës…

Duke lexuar ”˜Kleopatrën’, me nënshkrimin e Stacy Schif, fituese Pultizer me veprën ”˜Vera, znj. Vladimir Nabokov’- nëpër reshta u përqendrova tek përcaktimi që gazeta ”˜Los Angeles times’ jepte në një shkrim për librin;- ”˜Portret i gjallë detaji’! Fjala dhe lapsi, mbi copa letre, janë dhe mbeten çelësi i krijimit të artit! Kjo duhet të jetë e përbashkët për letërsinë dhe pikturën e mjeshtrave të mëdhenj në botën e pa kufij të artit universal, ku njerëzimi gjen vetveten që nga fëmijëria e deri në modernitetin e tij! E kjo bukuri sublime mbetet ëndrra antike dhe moderne e krijuesve! Udhëtimi me portretet që flasin,i Agron Saliut, gjuha e rikrijimit të imazhit ruajtur nga kujtesa, i takon rrjedhës së lumit në një shtrat ku burimi është pika fillestare e tij, ai burim i cili ashtu si lumi ka nisur prej një pike të vetme. Dikur, Lasgush Poradeci, mjeshtëri i lirikës shqipe, studenti i akademisë së arteve të bukura në Austrinë perandorake jo rrallë i kthehej pikturës, ndërsa fjala ishte çelësi i asaj dhuntie që ai e quante, krisje qiellore ”˜- komunikim me përtej botën dhe lëndën.

Kadare kujton tek Ftesë në Studio, se si Lasgushi herë pas here i tregonte vizatime të tij! Për Agron Saliun, letra dhe lapsi, mjaftojnë për të derdhur andej këndej rezonimin e përjetimit të ndjenjës aq delikate, që për gjithë kohës është shtresuar në trurin , kujtesën dhe botën e artistit. E ky shtresim magjik i tejlëndës është tharmi që ngjiz veprën e cila pasi është pjekur aty brenda, shpërhapet e merr formë, për t’iu kthyer botës, për të qenë pjesë e asaj që e lindi brenda gjenisë së krijuesit në çastin më të lartë! Lëvizja e imazhit, tonaliteti i ngjyrës si neon fiksuar mbi copëza letre a pluhurash, përjetësimi i kujtesës duket sikur ngrin, e zë vend, për tu përthithur nga shqisa e cila reket të kuptojë gjuhën e kodeve të ngjyrave kur ato në vetvete shpërhapin esencën e nuancës, dhe dritën . E shqisa e receptivit të kumtit është pikërisht ajo e publikut i cili ka ndjesinë e shijes, pavarësisht çështjeve të artit.

2. Të lexosh pikturën si shkrimtar

agron aliuNdodh shpesh që autorët të shkruajnë për veprat e njëri ”“ tjetrit, shkrimtarët për shkrimtarë, por të mund të lexosh pikturën si shkrimtar, duhet së paku një element, lidhja e saj me gjuhën, muzikalitetin e procesit të krijimit të saj, deri sa i është shpallur publikut në galeritë e qyteteve të ndritura apo të harruara të botës! Qytetet tona, cepat e hapësirave nga periferia apo qendra në hapësirat shqiptare mbajnë peshën e ëndrrës për të pushtuar botën, për ti dëshmuar asaj karakterin universal të artit, të bukurisë së tij sublime kur dhe gjuhët dhe kufijtë shemben, e atje sublimimi ndërton atdheun universal të njeriut me temat dhe retorikat e përjetshme që lëvizin, udhëtojnë në të gjitha kohët nga fëmijëria e njerëzimit,,,,,,,

Pa hyrë në historinë e mjeshtrave të pikturës në Shqipëri në periudha të ndryshme të këtij arti, fiksuar në kujtesën tonë janë çastet e dëshmuara në vepra të shkrimtarëve. Pikaso vizatonte dikur një portret të Konicës, Ibrahim Kodra,mjeshtri , fryma e së cilit endet pezull postmortum në paqetësinë e prehjes dhe përmbushjes së dëshirës për tu prehur në tokën e tij, gjallëron në kujtesën e shkrimtarëve italianë, e Sebastiano Grasso, poet dhe president i PEN Qendrës së Italisë, mblidhte si në një mozaik gjithçka të Kodrës në Sallën e Ministrisë së Kulturës, që mban emrin e mjeshtrit gjatë ceremonisë së çmimeve PEN Albania, kur Grasso, kolumnist i Kulturës në Corriere de la Sera, u nderua me mirënjohjen për promovimin e kulturës shqiptare në botë.

Gjithmonë në kujtesën time ka ngritur krye një pyetje:- Po Shqipëria çfarë bën për promovimin e artit dhe kulturës tonë në qendrat e botës? Duke iu rikthyer pyetjes sime të përhershme në mendimet e mia ngultas rrugëtojnë ”˜trupat pa kokë’, të Rexhep Ferrit nga hollet e Akademisë së Shkencave të Kosovës, drejt qendrave shqiptare dhe qyteteve të Evropës. Ndërsa ciklet mitike të realizmit magjik në pikturën unike të Helidon Halitit, nga Tirana hyjnë në galeritë e qendrave të Evropës, dhe piktura emblematike e tij, ”˜këmbët që ikin’, zgjohet në kopertinën e romanit tim ”˜Të korrat e krishtlindjeve’. ”˜ Artistin nuk e bën të madh reklama, miqtë, klanet, por gjenialiteti i tij, mundi i tij, dhimbja e tij, investimi tij, kërkimi i tij, aventura e tij, për të gjetur perlën e fshehur brenda guacës së vet’- shkruan poeti Salajdin Saliu për piktorin nga Tetova, Agron Saliu, portretet e së cilit flasin, gjuhën e rikrijimit prej kujtesës. Portretet e tij udhëtojnë nga periferia drejt qendrave të Evropës, për t’iu dëshmuar publikut, botës në të gjitha cepat dhe qendrat e saj!

3. Portretet e shkrimtarëve dhe artistëve tej dimensionit të shqisës

pikturat e agron aliutPortretet e shkrimtarëve të gjuhës shqipe dhe mjeshtrave të tetarit janë piktura e kthimit në kohë, një qasje ndaj të jashtëzakonshmes brenda universit realist. Mjeshtëria e Agron Saliut ndalon në tejkohësi dhe risjell autorët e kohës së sotme portretet e së cilëve frymojnë në notat elegjiake të veprës së dëshmuar prej tyre , ndërsa tërësia e qenies lëviz në të gjitha drejtimet e përqendruar nga një rezonim dritëhijesh. Portrete që flasin gjuhën e letrave hedhur në copa letrash me laps! Kështu gdhendet Ali Podrimja, totali i qenies dhe ekspresiviteti i brendshëm na sjell poetizimin tipik të detajuar , e aty nga përmasa e madhështisë së dhimbjes ravijëzohet thellë edhe dhimbja e përhershme e Lumit të Podrimes, si një elegji e pasosur!

E përmbledhur në një gri të shndritshme, ne kufirin e padukshëm sikur lindja e agut, midis të zezës dhe së bardhës, gjallëron prej burimit të mendimit të thellë dhe mbetet atje i pandryshueshëm. Ai duket sikur flet prej një hapësire neutrale , të ftohtë, metalike, si pjesë e një natyre të vdekur tashmë e shpirtëruar, krejt si kontrast mes ikjes dhe kthimit. Në portretin e tij janë shënjuar prej detajit misteri i prekjes së padeshifrueshme, i plotnisë dhe zbrazësisë së jetës, ku nga të gjitha cepat ngrehina e portretizuar e qenies dëshmon thelbin dhe ndjeshmërinë e vetë jetës!

Në ciklin e komunikimit me gjuhën dhe fuqinë e fjalës mund të ndalnim veçmas tek secili portret, ku atje në galerinë e piktorit janë njëri pas tjetrit secili si një si çdo koral në shtratin e vet, njëri pas tjetrit secili, tërësisht të qartë. Kadare, Agolli, Ali Aliu, Sajladin Saliu, Lulzim Haziri, dhe Enver Petrovski, mjeshtëri i teatrit! Duket sikur autori i portreteve ka dashur të mbushë një muze me personalitetet e fjalës shqip dhe artit! Kjo mardhënie e piktorit duket sikur motivohet nga ndjeshmëria e veprës së tyre, ndaj atje vetvetiu lëvizin tonet, e mendimi si në refleksion universal është tema dhe risia e krejt ciklit. Tek ky cikël, retrospektiva e ndjenjës projektohet në njohjen dhe kujtesën e cila vjen prej ngjyrave pothuajse si neon, duke shënjuar sistemin emblematik të një kushtëzimi tërësisht ekzistencialist, që ka aftësinë ti përmbledhë brenda portretit në një dimension të vetëm, mjeshtrat e fjalës dhe vetë mjeshtrin e pikturës, Agron Saliun.

Share: