Home KRYESORE Vajzat shqiptare qe jane martuar ne Maqedoni

Vajzat shqiptare qe jane martuar ne Maqedoni

RTV 21 ka realizuar një reportazh ku paraqitet jeta e vajzave nga Shqipëria të martuara në Ish Republiken Jugosllave te Maqedonise. Raportohet se jane mbi 500 vajza qe janë martuar nga Shqipëria në Maqedoni dhe kjo shifer vetëm në 10 vitet e fundit.

Duket se ato janë të martuara kryesisht në fshatra shumë të varfëra të Maqedonisë. Madje, në këtë reportazh u tha se nuset “shiten” për 500 deri në 1 mijë euro në Maqedoni. Sipas reportazhit vajzat nga Shqipëria ndihen të mashtruara nga kontrabanduesit dhe kanë menduar se do të martohen në shtetin e Kosovës, por duket se jeta e veshtire dhe izoluar qe kane bere ne Shqiperi te jete shkaku kryesor.

“Jam i kënaqur me jetën që bëj këtu me nusen nga Shqipëria. Ato janë të sjellshme dhe punëtore”, thotë një maqedonas që është martuar me shqiptare. Kronika e RTV21 ka sjelle edhe rrëfimet e disa prej femrave shqiptare të martuara ne Maqedoni.

Share: