Home KRYESORE Arabia Saudite kryen manovra ushtarake sulmi

Arabia Saudite kryen manovra ushtarake sulmi

Forcat e armatosura të 20 shteteve janë mbledhur në veri të Arabisë Saudite të dielën për të ndërmarrë manovrën ushtarake “më të rëndësishme” të bërë ndonjëherë në rajon, te pakten sic njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA.

“Rrufeja e Veriut”, stërvitja që pëërfshin manovrat ushtarake në tokë, ajër, dhe me forcat detare, dërgon një “mesazh të qartë” që Riadi dhe aleatët e tij synojnë “të qëndrojnë të bashkuar në përballjen me të gjitha sfidat dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, thote SPA.

Arabia Saudite është duke udhëhequr një fushatë ushtarake kundër rebelëve të mbështetur nga Irani në vendin fqinjë jugor, Jemen. Dhjetorin e kaluar, ai gjithashtu formoi një koalicion të ri 35-anëtarësh për të luftuar “terrorizmit” në vendet islamike.

Njoftimi i së dielës gjithashtu vjen pasi mbretëria, një anëtare i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, vuri në shënjestër grupet xhihadiste të Shtetit Islamik dhe tha se ka vendosur avionë luftarakë në një bazë ajrore turke në mënyrë që të “intensifikojër” operacionet e saj kundër ISIS në Siri.

Nga ana tjeter Moska ka akuzuar SHBA dhe NATO se po ndjekin nje politike te gabuar ndaj Rusise dhe se ky zhvillim ka cuar “de facto” ne nje lufte te ftohte boten. Rusia tashme kryen aksione luftarake nga ajri ne favor te regjimit te Assadit.

Share: