Home KRYESORE Problemi Cam është një “Ceshtje Ligjore”?!

Problemi Cam është një “Ceshtje Ligjore”?!

Nga Gezim Selmani

Ej . . o . . . milet . . . dëgjoni dhe mbani veshe, shoku Koco Kokedhima është “patrioti” me i madhe shqiptar qe ja beri rrupi-supi gazetarit greke ne Janine duke i thene ne sy se problemi Cam është një “Ceshtie Ligjore” dhe nuk eshte nje “E Drejte Kombëtare Historike Shqiptare” e komunitetit shqiptar Cam qe u dëbua me dhune nga trojet e tyre ametare qe Greqia i rrembeu padrejtesish me ndihmen e Fuqive te Medha.

C’thome edhe une . . . cfare ndryshimi ka “Zgjidhja Ligjore” qe kërkon nga gjykatat e “pavarura” greke shokut Koco dhe e “E Drejta Kombëtare Historike Shqiptare” qe kërkon prej kohesh komuniteti Came? Hem . . . hem . . . dale te mendohem pakez se kjo radakja ime se kupton dote politiken e holle te shokut Koco. . . !

Hem . . . hem . .edhe njehere, cfare ndryshimi ka “Zgjidhja Ligjore” qe kerkon shoku Koco, nga “Zgjidhja Ligjore” qe na afroi dikur ishe Ministri i Jashtëm Grek Venizellos, kur vizitoi Shqipërinë?

E gjeta, asnje ndryshim, te dy kocorat na afruan te njejten zgjidhje “Ligjore” ku komuniteti shqiptar Cam te shkoi ne gjykatat e “pavarura” greke ne Athine dhe ta kerkoj “ligjerisht” zgjidhin e Ceshties Came.

E shikoni pra sa “patriot” i madhe eshte shoku Koco qe ju sugjeroi grekeve te njeten zgjidhje qe i afroi shqiptareve edhe “patrioti” greke Venizellos?! Rrofte shoku Koco dhe gjithe kocorave e tjere te Camerise qe e hane sapunin per djathe.

Te jeni te “sigurt” se tani qe Ceshtia Came ra ne dore te shokut Koco, shume shpejt do te kete nje zgjidhje “Ligjore” te sukseshme dhe ne favor te gjithe kocorave te Camerise qe fluturojne me “presh ne prapanice” nga fjalet pa dogane qe leshojne gjithandej shoku Koco…

Share: