Home KRYESORE Ben Blushi: Të çlirojmë partinë socialiste nga diktati

Ben Blushi: Të çlirojmë partinë socialiste nga diktati

Në përfundim të mbledhjes se grupit parlamentar te PS, deputeti Ben Blushi ka deklaruar se Partia Socialiste po mbahet peng nga një grup biznesmenësh dhe individësh me të shkuar kriminale. – “A mund të ketë Shqipëria një sistem demokratik nëse partitë nuk janë demokratike? A mund të ketë demokraci nëse në parti futen biznesmenë apo njerëz me të shkuar kriminale? Burimi i pushtetit në Shqipëri janë partitë politike. Ato zgjidhen nga populli dhe krijojnë Parlamentin dhe institucionet. Por institucionet nuk mund të jenë të pastra kështu. Nuk do ketë shpresë për brezat e rinj, konkurrencë të lirë, etj, nëse partitë tona nuk çlirohen nga diktati i kapjes së tyre. Kjo po ndodh sot në PS. Statuti po shkelet, drejtësia po thyhet. Sot thuhet, po bëjmë reforma, s’na duhen zgjedhjet”, ka thënë Blushi. Ndërsa anëtari i kryesisë së PS, Arben Ahmetaj ka deklaruar se në fokus të mbledhjes së grupit kanë qenë reformat. “Në mbledhjen e grupit u fol për reformat, për qytetarët dhe tendencën pozitive të ekonomisë”, ka thënë Ahmetaj, duke i bërë referim vlerësimit të Standard & Poor’s për Shqipërinë.

Share: