Home KRYESORE Greg Delawie: Kosova ne zgrip

Greg Delawie: Kosova ne zgrip

Greg Delawie, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë thotë se Kosova është në zgrip. Kryediplomati amerikan në një intervistë për portalin “Kallxo.com” ka thëne se ka mbetur i zhgënjyer nga fjalori i përdorur nga liderët politik pas takimit me presidenten Atifete Jahjaga.

“Përdorimi i fjalëve si ‘tradhti’ dhe ‘diktaturë’, për t’i karakterizuar vendimet që i marrin politikanët derisa janë duke e bërë punën e tyre, vërtetë e bëjnë dialogun më të rëndë dhe demokracinë më të vështirë”, tha ambasadori amerikan qe njihet per gjuhen e tij pa ekuivoke.

Delawie theksoi se mbështet nismën e ndërmarrë nga presidentja për zgjidhjen e ngërçit politik përmes dialogut, por theksoi se pret angazhime të reja nga aktorët kryesor të politikës kosovare.

“Në këtë moment Kosova është në zgrip. Progresi është i mundshëm, por nuk është i sigurt. Mendoj se është shumë e rëndësishme që bllokada politike të zgjidhet. Dua që Kuvendi të funksionojë”, tha Greg Delawie per Kallxo.com

Share: