Home KRYESORE Anti-amrikanizmi opozitës detyroj Washingtonin dhe Brukselin të mbështesë Hashim Thaçhin President

Anti-amrikanizmi opozitës detyroj Washingtonin dhe Brukselin të mbështesë Hashim Thaçhin President

Nga Kreshnik Spahiu

Anti-amrikanizmi opozitës detyroj Washingtonin dhe Brukselin të mbështesë Hashim Thaçhin President

Aleanca KuqeZi ka Gjysëm-urim, për gjysëm Presidentin, në gjysëm shtetin e gjysëm pavarur të Kosovës

Atje ku gjysma feston dhe gjysma shkrumbon. Atje ku kanë gjysëm himni dhe gjysëm flamuri. Atje ku gjysma e politikanëve janë kusarë dhe gjysma anti-amerinanë

Prandaj Aleanca KuqeZi uron dhe ngushullon Kosovën për zgjedhjen e presidentit të ri Hashim Thaçi.

Gjysëm-Urimi vjen për Hashim Thaçin President

Gjysëm-Ngushëllimi vjen për Kosovën që nuk po arrin dot të ndryshoj elitat politike.

Aleanca KuqeZi po përjeton me dhimbje paaftësitë e qeverisë dhe opozitës për të ndërtuar shtet. Hashim Thaçi nuk u zgjodh as kryeministër dhe as Prsident për meritat në drejtimin e UÇK pasi çuditërisht ai i humbi zgjedhjet pikërisht pas lufte. Hashim Thaçi është sot i preferuari i perëndimit dhe serbëve jo për meritën e tij por për faj të opozitës anti-amerikane.
Anti-amrikanizmi dhe nacional-komnizmi i opozitës shqiptare në Kosovë ka detyruar Washingtonin dhe Brukselin të mbështesin të keqen më të vogël në Kosovë (Hashim Thaçin).

Aleanca KuqeZi i kujton gjithë faktorit politik që pa ndëhyrjen ushtarake amerikane as Hashimi dhe as Albini nuk do ishin deputet dhe nuk do kishim shtet të Kosovës.

Hashimi dhe Albini duhet të kuptojnë se interesat kombëtare, stabiliteti në Prishtinë, ndërtimi i Kosovës dhe imazhi i shqiptarve janë më të rëndesishme se nacional-komunizmi apo anti-amerikanizmi i tyre bashkë që po i ven zjarrin Shqipërisë Veriore

Share: