Nga Lis Bukuroca
Komunistët pas mbarimit të luftës patën thënë: Armikun e jashtëm e dëbuam, tani t’i kthehemi armikut të brendshëm, përndryshe na e merr pushtetin.
Njerëzit që ata ekzekutonin, nuk ishin vërtetë armiq, por i vranin për të trishtuar ata që ata mendonin, se do të bëheshin kundër pushtetit.
Demokracia shqiptare sillet ndryshe ndaj konkurrencës: ajo nuk duron pranë vete njerëz me dije, me moral dhe me dinjitet. Njeriu ose tregon gaditshmëri për t’u nënshtruar, ose nuk i japin as vend të punës.
Askujt nuk i intereson sa din Filani dhe çfarë ka mbaruar, por çdo partie i intereson vetëm kjo: a është i gatshëm Filani të bëhet zvarranik dhe a respekton hierarkinë e çimentuar. Nëse jo, Filani dënohet me varfëri, pra mbetet i papunë…
Dallimi është se komunizmi vriste, pra eliminonte kundërshtarët edhe fizikisht, demokracia shqiptare, ekzekuton kundërshtarët shpirtërisht dhe me varfëri, detyron të përkulet profesori pranë analfabetit.
Pra komunizmi vriste trupin, demokracia shqiptare vret shpirtin: dinjitetin dhe integritetin e njeriut. Në komunizëm nuk kishte armiq të brendshëm, por i duheshin pushtetin dhe i prodhonte. Në demokracinë e sotshme, mungojnë intelektualët e vërtetë, por pushtetit i duhet dhe i prodhon brenda gjirit të vet.
Dhe, deri në vdekje do të shihni figura të njëjta politike, sepse ata, demokracinë ndërtojnë me njohuri dhe finokëri komuniste. Shumë prej tyre do të vdesin në karrige, nëpër zyra dhe pastaj profiterët do t’u ndërtojnë përmendore për sakrificat jetësore për popullin e vjedhur deri në palcë…