Home KRYESORE ISIS prodhon pasaporta falso e planifikon sulme

ISIS prodhon pasaporta falso e planifikon sulme

Zyrtarë te lartë të inteligjencës amerikane, kanë paralajmëruar se Shteti Islamik sipas gjitha gjasave do të tentoje që gjatë këtij viti të kryejë sulme të drejtpërdrejta në Amerikë.

James Clapper, drejtor i shërbimit informativ të ushtrisë, vlerësoi se terroristët ishin aktiv në rreth 40 vende te botes. Ai ka folur para një komiteti të veçantë të Senatit, ku Clapper ka paralajmëruar se Shteti Islamik dhe 8 degët e saj kanë qenë kërcënimi numër një terrorist.

Sipas tij, ata kanë shfrytëzuar rastin nga eksodi i refugjatëve nga Iraku dhe Siria, në mënyrë që të fshihen në mesin e civilëve të rëndomtë duke ikur në vende tjera.

Clapper tha se Shteti Islamik ka shfrytëzuar maksimalisht valën e refugjatëve për të vënë futur e tyre, të cilët janë shumë të aftë me pasaporta të rreme, në mënyrë që të kalojnë përmes udhëtarëve tjerë legjitim.

Xhihadistët kanë krijuar një njësi speciale në Siri me makineri moderne për prodhimin e pasaportave. Ai gjithashtu deklaroi se Shteti Islamik do të bëjë përpjekje të kryej sulme të mëtejshme terroriste në Evropë, si dhe sulme të drejtpërdrejta mbi tokën amerikane gjatë këtij viti.

Share: