Home KRYESORE Leksioni i Eliot Engle per politiken ne Kosove

Leksioni i Eliot Engle per politiken ne Kosove

Kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel, i ka deklaruar Zërit të Amerikës se asnjë politikan në Kosovë nuk është më i rëndësishëm se vete Kosova.

Ai ju ka bërë thirrje politikanëve që të heqin dorë nga dhuna sepse përdorimi i saj i krijon vështirësi Shteteve të Bashkuara që të ofrojne mbështetje për shtetin e ri për t’u anëtarësuar në institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare.

Unë e dua Kosovën dhe popullin e saj dhe unë përherë do ta mbështes Kosovën. Por kur unë përpiqem të argumentoj në favor të Kosovës tek  Bashkimi Evropian për shembull, që procesi të vazhdojë dhe që të merren masa që, nëse Serbia bëhet vend anëtar, ajo të mos jetë në gjendje të bllokojë anëtarësimin e Kosovës, kjo bëhet e vështirë, pasi zyrtarët në BE, kur shohin dhunën në Kosovë, shtrojnë pyetjen, a është ky vend vërtet demokratik?

Pra, të gjithë duhet të jenë përgjegjës, sepse askush nuk do të ndihmojë, nëse populli i Kosovës nuk ndihmon veten, ka deklaruar në mes tjerash kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel.

Share: