Home KRYESORE MIRENJOHJE AMABASADORIT DONALD LU!

MIRENJOHJE AMABASADORIT DONALD LU!

Nga Zef Preci

Nder zhvillimet politike te dites se sotme, kam bindjen se do te mbahet mend per nje kohe te gjate levizja e opozites permes te ciles deklaroi qarte dhe Shqip mbeshtetjen e saj per krijimin e Byrose Federale te Hetimeve.

Edhe pse e diskutueshme nga pikepamja e kushtetutshmerise apo te ndryshimeve ligjore dhe institucionale zinxhir qe kerkon ngritja dhe berja funksionale e nje institucioni te tille, nje gje eshte e qarte: mbas kesaj levizjeje te opozites, reformen ne drejtesi me objektiv crrenjosjen e kultures se pandeshkueshmerise dhe ndeshkimin e korrupsionit ne nivelet me te larta te qeverisjes tashme nuk mund ta dale as vete Ambasadori Donald Lu!

Keshtu edhe revanshi i oligarkise per marrjen nen kontroll te te gjitha institucioneve te shtetit, ekonomise dhe te sherbimeve e fondeve publike permes koncesioneve dhe te ashtuquajturave partneritete publike-private all-shqiptarce dhe formave te tjera te kapjes se shtetit do te filloje te frenohet.

Ndoshta edhe Kuvendi i ardhshem i Shqiperise do te kete me shume legjitimitet dhe nje numer normash elementare demokratike sipas parimit “chekcs and balances” dhe te llogaridhenies do te fillojne te zbatohen brenda dhe jashte partive politike shqiptare.

Sot eshte nje dite e madhe per Shqiperine dhe te ardhmen e demokracise se saj. E sa u takon skeptikeve, atyre qe nuk besojne ne funksionalitetin e shtetit mbas deformimeve te njepasnjeshme sidomos te dekades se fundit ju them shume sinqerisht: deshtimi i kesaj reforme eshte edhe deshtimi me i madh i mbeshtetjes Amerikane dhe Europiane per demokracine e brishte shqiptare. E nese neve na ka mundur oligarkia dhe te emeruarit e saj ne Kuvend e me gjere, SHBA dhe Bashkimi Europian nuk besoj se do ta braktisin popullin shqiptar ne kete moment kthese ne historine e ndertimit te shtetit te vet kombetar. Ne te kundert, deshtimi eshte deshmi e rrenimit moral dhe institucional te shtetit dhe nuk do te kete me zgjedhje poltike qe sjellin normalitetin ne kete vend.

zef preci1Mirenjohje dhe solidaritet te pakufishem me perpjekjet e sinqerta, institucionale dhe transparente te ambasadorit LU per diplomacine e tij publike ne favor te rivendosjes se ekulibreve te demtuara ne ndarjen dhe ne funksionimin demokratik te pushteteve ne shtetin e brishte Shqiptar!

Share: