Home KRYESORE Mosvotimi i Thaçit, detyrë atdhetare

Mosvotimi i Thaçit, detyrë atdhetare

Nga Lis Bukuroca

Ibrahim Kelmendi tregoi për rekrutimin e Hashim Thaçit nga shërbimi sekret francez. E tha për të penguar rrëshqitjen e shtetit në duar nga dy marionetave të huaja: Isa Mustafa dhe Hashimi Thaçit.

Bashkëveprimtarët e Thaçit, disa prej tyre, përligjën veprimin e tij madje duke arsyetuar edhe me njohjen e pavarësisë nga Franca. Problemi nuk qëndron tek njohja. Problemi është tek çasti i rekrutimit të Thaçit.

Thaçi është rekrutuar nga shërbimi sekret francez, disa vite para Rambouillets dhe në kohën, kur askund nuk flitej për pavarësi, por në rastin më të volitshëm, për kthim të autonomisë. Për të gjetur të vërtetën, duhet vlerësuar aktin e tij sipas çastit të lindjes, jo sipas rezultatit, sepse rezultati, mund të jetë imponuar për shkak të politikave ndërkombëtare dhe Thaçi, të ketë notuar dhe mbijetuar, derisa ka ardhur urdhri të bashkohen me Mustafën. Natyrisht nga Beogradi nëpërmjet Francës.

Meqenëse bashkëshortja tij ishte serbe, meqenëse Hashimm Thaçi e quante mik të vetin, domethënë Serbia dinte për çdo aktivitet të LPK-ës, edhe atë, nëpërmjet Thaçit dhe Arnavudit, oficerit francez.

Mosvotimi i Thaçit për kryetar, është sot detyrë patriotike. Pas asaj informate, të cilën e vërtetoi edhe ish shefi i shërbimit sekret francez, shumë vendime të Thaçit mund të shpjegohen apo kuptohen ndryshe.

Ky lajm i vonuar, nuk është çudi e madhe, por vazhdim i traditës: Zogu mori pushtetin me ndihmën serbe. Enveri me ndihmën serbe (Popoviqi, Mugosha.) Sali Berisha me ndihmën serbe, që ua shpagoi pastaj me naftën gjatë luftës. Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe cirku shqiptar vazhdon.

Dhe, tani mund të shpjegohet pse nuk u kërkuan më mbetjet e diku 3.000 shqiptarëve në Serbi? Pse nuk u ngrit akuzë kundër shtetit serb për 20.000 gra të dhunuara? Pse u lejua rehabilitimi i Serbisë duke shpërfillur tragjedinë shqiptare? Pse erdhi tek ndarja e Mitrovicës dhe pse u kurorëzua me Bashkësinë serbe dhe pse për tetë liz bukurocavite Hashim Thaçi, ndërtoi një Kosovë mu ashtu si i konvenon Serbisë? Dhe, pse krijoi gjykatën speciale, ku do të burgosen të tjerët por jo ai?

Umberto Eco në një intervistë duke iu qasur Berlusconit tha këtë: njeriut sot nuk i duhet dinjiteti, po votohet edhe kur nuk e ka. Në fakt gjithmonë gjenden njerëz, që nuk pranojnë të vërtetën, qoftë pse janë zhytur në të njëjtin moçal, qoftë se janë shërbyer nga i njëjti qyp, por siç adhurohet edhe Zogu, azilanti i Serbisë, mund të adhurohet tutje edhe Isa Mustafa, ish ministri i Millosheviqit, por edhe Hashim Thaçi, marioneta e oficerit të shërbimit sekret francez, që është i martuar me një serbe dhe që thotë, se me Serbinë, është i lidhur shpirtërisht.

Fshati që shihet nuk ka nevojë për kallauzë!

Share: