Home KRYESORE Pse kaq mllef ndaj Ardit Gjebresë

Pse kaq mllef ndaj Ardit Gjebresë

Gazetari Andi Bushati i habitur per komentet kundershtuese ndaj intervistet se kantautorit dhe shoqman-it shume te njihur Ardit Gjebrea i kundervihet me te drejte atyre te cilat pergjithesisht nuk kane analize dhe etike.

Bushati i quan të gjitha reagimet të ekzagjeruara dhe pa vend, Por, nderkohe dhe u jeo te drejte kur thote:

Përmes tyre kuptohej një gjë. Kuptohej se ku kishte gabuar, Arditi, që më shumë kish menduar për sensacionin sesa për të vërtetën. Më shumë për audiencën sesa për interesin publik.

Natyrisht që këtë nuk e kish bërë në mënyrë të ndërgjegjshme. Natyrisht që as nuk kish dashur të prekte zemrat e lënduara të familjes së viktimave dhe as sensibilitetin e moralistëve që bëjnë sehir.

Ai thjeshtë eshte ngateuar pasi ka dashur të bëjë diçka që e tejkalon zanatin e tij. Ka dashur të bëjë intervistuesin dhe reporterin e kronikës së zezë.

Njësoj sikur Artan Hoxha të dojë të kërcejë Arrëthyesin, sikur Blendi Fevziu të këndojë Rigoleton, sikur Mero Baze te dirigjoje Bethhovenin, apo unë vetë të luaj Moxartin. Thjesht do të qemë qesharakë.

Në rastin e Ardit Gjebresë historia qe tragjikisht ekstreme. Prandaj ai nuk korri humor, por mllef dhe të shara.(lapsi.al)

Share: