Home KRYESORE Sa na kushton rritja e biletës se urbanit?

Sa na kushton rritja e biletës se urbanit?

Nga Ornela Prifti

Si për fillim viti politika jone dhe “kryeministri “ ynë i dashur na bëri një dhurate te çmuar per kete vitë të ri që sapo filloi .

Një rritje të çmimit të biletës së transportit urban nga 30-lek që ishte më parë u shndërrua në 40- lek për individë .

Tani banorëve të qytetit të Tiranës u duhet të shpenzojnë nga kuleta e tyre edhe një 10 ”“ lekësh më stepër se një vit më parë . Po me një llogari të thjeshtë 10-lek ta shumëzojmë me 30 ditë bëjnë 300 lek ne muaj më shumë .

Po sa u kushton kjo qytetareve?

Ndoshta për disa është shumë pak , pasi rrogat e majme të tyre nuk i’u trembet syri ,ndoshta per ca te tjerë mund edhe te paguhet nga xhepi i tyre. Për disa kjo do te thote ca më shumë shpenzime të tepërta për një shërbim urban për një vend që e nxjerr vetë naftën dhe që e belen me shtrenjtë nga vendet e tjera te Evropës apo edhe të rajonit . Në Maqedoni nafta kushton 103euro/ liter Shqipëri 169leke/ litër dhe Gjermani 133 euro/ liter. Nuk është shumë po as pak nuk është për një pagesë mujore shtetërore të vendit tonë . M

Një 300 leke më shumë për cdo pjestar familje që do të qarkullojë brenda për brënda Tiranës. Për një familje me katër pjestarë kjo biletë shkon afërsisht në 1200 ”“ lek në muaj më shumë se më një vitë më parë . Ndërkohë që cmimët vazhdojnë në cmimin tavan dhe pagat e këtyre familjareve vazhdojnë të mbeten po të njënjta ose mbahen peng nga vonesat e pages shtetërore apo private . Normalisht rritet cmimi, rritet kostoja, rriten shpenzimet, ulet buxheti familjare, ulen kursimet e shqiptareve e si pasojë rritet edhe vafëria e ketij vendi .

Po në Tirane jo të gjithë kanë mundësi për të paguar këtë biletë urbani pasi një pjesë e tyre jane quqjtur si “emigrant” brenda vendit . Disa të ardhur per te gjetur mundësi punësimi e disa te tjere kane ardhur per studime . Kjo target e popullsisë ose janë gjysme- të punësuar ose jo te punësuar e mbahen nga të ardhurat familjare .

Sa ndikon kjo në jetën e një studenti ?

Normalisht studentet janë cilesuar si pjesa e shoqërisë më e vafër në vendin tone dhe kjo rritje e kesaj bilete është një plus më shumë për bashkinë dhe një minus tjetër për studentët e kryeqytetit tone që përveçse rritjes së taksave të universiteve “ publike “ . Blerja e shume librave universitar apo fotokopjeve që universiteti nuk duke u ngjitur ne autobuzmundet t’i plotësoj detyrimet e tyre . Shtuar në këtë faturë dhe pagesënv e konvikteve, që kushtete të cilëve sa vijnë e përkeqësohen më shumë . Apo cmimet e produkteve ushqimore që ndryshojnë sa here u kerkohet interesi ekonomiko- financiar te vendit tone .

Tani si per ti vene kapakun shtohet edhe një rritje tjeër e një tjetër pagese që është ajo e transportit urban . Këta urbane që për fatin tonë të keq nuk i plotësojnë as kushtet më minimale të tyre.

Kjo rritje sado e ulët të jetë vret dhe vafëron edhe më shumë shqiptarët !

Share: