Home KRYESORE Serbia eshte peng i politikes se vet

Serbia eshte peng i politikes se vet

Nga Prof. Dr. Lisen BASHKURTI

Mbas perfundimit te shperberjes se ish-Jugosllavise u krijua perceptimi nderkombetar se Serbia do ndryshonte shpejt, do demokratizohej, do modernizohej, do prosperonte ekonomikisht dhe do perparonte shpejt ne rrugen e integrimit ne Bashkimin Evropian.

Koha po tregon se midis perceptimeve rreth Serbise se mbas luftrave ne ish-Jugosllavi dhe realitetit konkret te cilin perjeton ajo ka nje dallim shume te thelle, madje ne mjaft aspekte shume asimetrik. Kjo asimetri bie ne sy ne radhe te pare ne politiken e jashtme te pergjithshme te Serbise dhe se dyti ne politiken e saj ndaj fqinjesise.

Keto dy asimetri perbejne ne thelb sfidat tani per tani te pakapercyeshme te Kapitujve 32 dhe 35 te negociatave per antaresim midis Serbise dhe Komisionit te Bashkimit Evropian.

Ne aspektin e politikes se jashtme Serbia po sfidohet ne qasjen ndaj politikave te jashtme te BE. BE ne kete aspekt kerkon orientime te perpashketa te shteteve antare; kerkon qe te perafrohen priotitetet kryesore; synon qe te arrije qendrime te perpashketa per qeshtje me rendesi komunitare; si dhe koordinim ne veprimet e sherbimit te jashtem te BE.

Politika e jashtme e Serbise nuk perputhet me kete strategji te politikes se jashtme dhe te diplomacise se BE. Strategjia e politikes se jashtme te Serbise vazhdon te jete Euro-Ruse ne tera aspektet e saj. Karakteri bivektorial Euro-Rus i strategjise se politikes se jashtme dhe diplomacise se Serbise eshte ne asimetri te plote me politiken e jashtme dhe diplomacine e BE.

Ne aspektin e zgjerimit permes politikes se fqinjesise se mire BE kerkon nga vendet kandidate qe te kene kapercyer gjithe problemet me fqinjet e tyre bazuar ne Nenin 2 te Kartes se OKB per zgjidhjen paqesore te konflikteve. BE nuk preferon qe te antaresoje shtete qe bartin kriza dhe probleme brenda organizates. BE kerkon qe shtetet te vijne brenda organizates pa problematika serioze me fqinjet e tyre.

Serbia ka probleme shume serioze me fqinjet. Nyja themelore e krizes se politikes se fqinjesise se mire eshte njohja e shtetit te pavarur te Kosoves. Kjo nyje kerkon ndryshimin e Kushtetutes se Serbise, qe eshte pengesa me serioze politike per njohjen e Kosoves.

Probleme serioze ka politika e fqinjesise se Serbise edhe me Bosnie&Hercegovinen. Nyja e problemit qendron te vijimi i strategjise se gjeopolitikes se vjeter Serbe brenda Bosnie&Hercegovines, te bartur dhe te zbatuar nga Republika Serbska.

Beogradi vazhdon te sillet si etno-center ndaj Republikes Serbska, duke penguar funksionimin unitar te shtetit dhe te demokracise ne Bosnie&Hercegovine si dhe integrimin e saj ne strukturat Euro-Atlantike. Kohet e fundit nacionalistet dominues serb ne Republiken Serbska kerkojne referendum per t’u ndare me vete nga Bosnie & Hercegovina.

Perballja e Serbise ne negociatat per antaresim me BE do jete shume sfidante ne Kapitujt 32 dhe 35. Faktikisht politika Serbe eshte e papergatitur per t’i zgjidhur keto sfida, se paku per periudhe te afert.

Ne rrafshin e politikes se jashtme Serbise i duhet te zgjedhe midis orientimit Europian ose atij Rus. Ne rrafshin e politikes se fqinjesise Serbise i duhet te heq dore nga Kushtetuta aktuale qe pengon njohjen e Kosoves si dhe te terhiqet nga doktrina nacionaliste per Bosnie&Hercegovinen.

Serbia eshte peng i politikes se vet. Pa dale nga ky rreth vicioz ku e ka futur vetveten, pa zgjidhur dilemat e saj te brendshme, pa hequr dore nga politikat e jashtme dhe fqinjesore ambige, portat e BE nuk do hapen per Serbine.

Share: