Duket se të marrësh rregullisht aspirinë për një periudhë të gjatë redukton ndjeshëm rreziqet nga kanceri kolorektal (i zorrës). Kjo te pakten rezulton keshtu sipas analizave të kryera nga dy studime të gjera të publikuara dhe që konfirmojnë vetitë antikancerogjene të këtij anti-inflamatori të njohur nga të gjithë. Këto punime jane të publikuara në “Gazetën e Shoqatës Amerikane Mjekësore, Okologji” dhe, sugjerojnë gjithashtu se përdorimi i aspirinës mund të jetë një element me aftësi parandaluese të koloskopisë dhe të teknikave të tjera të ekzaminimit, pa qenë e nevojshme që t’i nënshtroheni. Mjeket sugjerojne per nje grup te gjere persinash perdorimin e aspirines.