Home KRYESORE Ben Blushi: Do rrezoj modelin e qeverise Rama

Ben Blushi: Do rrezoj modelin e qeverise Rama

Deputeti socialist Ben Blushi lëshoi disa deklarata të forta dje në mbrëmje në emisionin Opinion në Tv Klan.

Blushi tha se dëshiron ta rrëzojë këtë qeveri te Edi Rames, e cila sipas tij po e drejton vendin me mediokritet.

Ai tha se qëllimi i tij nuk është të rrëzojë qeverinë Rama që të risjellë Berishën, por i kishte akuzuar ata konkretisht për mënyrën se si po e drejton Rama vendin.

Blushi preku probleme të thella si mosrënia e papunësisë, mosulja e çmimit të naftës që preku gjithë botën, si dhe justifikimi i qeverisë se shqipatrët që ikin në emigrim, janë shqiptarë emigrantë nga Greqia.

Ben Blushi nuk ka lënë pa thumbuar Ramën për  mosqetësinë që shfaqi në praninë e tij të fundit në Opinion, ku u kap në disa momente të sikletshme, ku gjymtyrët e poshtme e tradhëtuan. Ky moment nuk i ka shpëtuar as Blushit i cili shtroi një pyetje: Pse dridhet Rama?

Kandidati për kreun e PS, Ben Blushi u shpreh se “në Elbasan unë kam kryesuar një listë që nuk ka asnjë person me precedent penal, ndërsa në listat e tjera nuk e di. Por  është e vërtetë që një deputet i palës tonë u kap me një trafikant në makinë, unë nuk e dija” – tha ai.

Akuzave të Taulant Ballës se ndryshe flet në parti dhe ndryshe në publik, Blushi i është përgjigjur se ‘në cdo parti ka edhe ballistë edhe partizanë dhe unë jam “partizan”. Këto janë banilitete që unë nuk jam mësuar ti komentoj” ironizoi Blushi Ballen.

Ben Blushi shtoi gjithashtu se disa nga ministrat e kesaj qeverie te Edi Rames jane medioker. Ai nuk permendi emra edhe pas insistimit te gazetareve ne studion e Opinion.

Share: