Home KRYESORE Dy kategoritë e Shoqërise Civile

Dy kategoritë e Shoqërise Civile

Nga Edlira Cepani

Shoqeria civile ka vdekur? Kjo eshte e drejte! Ka vdekur ajo shoqeri civile qe mbush xhepat, ha dreka darka me politiken dhe nuk ben ze atje ku duhet, por atje ku i kerkohet.

Kam pare keto kohe nje shoqeri civile tjeter te rilinde, ate te njerezve qe besojne ne ate per te cilen luftojne, qe s’kane bizhu floriri se mezi u del jetesa; qe s’kane makina lluksoze, por levizin me bicikleta; qe s’kane askend per t’i nxjerre nga komisariati ku jane arrestuar (se po kerkojne te drejta), pervec miqve te tyre besnike qe i presin pa u lodhur tek dera.

Kam pare nje shoqeri civile me te rinj e te rritur, me gazetare, me profesore, me njerez te thjeshte qe ndonese rrihen paq nga policia, shahen e keqtrajtohen ne cdo menyre, vijojne te ngrene zerin per ate c’ka besojne! Jam shume e lumtur qe e para po vdes dhe e dyta po merr jete!

Share: