Home KRYESORE E kujtoj nga Londra çlirimin e Kosoves martire

E kujtoj nga Londra çlirimin e Kosoves martire

Nga Zenel Hoxha

Te nderuar miq, bashke-atdhetare kudo qe ndodheni, sot përkujtojmë një dite nga me te shënuarat ne historinë e kombit tonë, ate te fillimit te çlirimit te Kosoves martire, nga hordhite me barbare te shkullit 20-21 ato serbe, me ndihmen e madhe te Aleances Atlantikut Verior nen udheheqjen e SHBA dhe Britanise se Madhe.

Ne kete pervjetor te 17-te po kujtojme takimin me Heroin e kombit te ndjerin Ibrahim Rugova, Presidenti me i zgjedhur ne histori me gjithe zemer nga populli i tij. Ketu ne White Hall Court, Londer (3.10.1998), Presidenti z. Ibrahim Rugova eshte i rrethuar me dashamiresi nga anetaret e Komitetit per Çlirimin e Kosoves ne Londer, une kam patur nderin te jem nje nga te 9-te anetaret e atij Komiteti kaq te rendesishem per kohen, dhe rolin qe ka luajtur ne mbeshtetje te Kosoves.

Fatkeqesi qe per 15 shekuj jane fqinjet tane te cilet pa u ndalur dhe ne korelacion, te mbeshtetur nga sllavo kriminelet e te tjere si rusë e me radhe, kane vrare pa u ndalur shqiptarë dhe per pasoje rrudhosur trojet shqiptare.

Ndjehem i lumtur dhe krenar qe Kosova eshte e lirë dhe se jam nje nga kontribuesit cilesor per arritjen e kesaj dite, sebashku me miqte mi si: Maliq Musa, Isa Zymberi, Anton Gjeta, Agim Fagu, Pleurat Sejdiu,Talat Pllana, Isa Ibishi, Niazi Kuçi, Ardian Musa, Bardhok Gjoni, Melazim Bahiti, etj qe do te permenden ne botimet e ardheshme.

Share: