Home KRYESORE FILLIMI I FUNDIT NE MAQEDONI

FILLIMI I FUNDIT NE MAQEDONI

Nga Abedin Zymberi

Pas 10 bombave që po hudhen nga LSDM, si duket VMRO aq fort i ka lëshuar rrënjët në të gjitha institucionet shtetërore sa që edhe 10 bombat e ardhshme nuk do të mundet ta detyrojnë të jap dorëheqje, dorëheqja e tij jo vetëm që do ta shpëtoj atë po do ta shpëton edhe shtetin nga donjë konflikt nderetnik, ose donje luft civile e cila do të jet me dëme të paparashikuara.

Thirrja e Grujevskit në një tubim që do ta mbaje në sallën Boris Trajkovski në Shkup tregon se ai as që ka fije turpi për atë qe iu është publikuar deri më tani. Diktatoret e llojit të tillë gjithmonë përfundojnë me vrasje, varje ose me turpin më të madh që ka gjasa të ia bejë populli i tijë.

Keta lloj tipa të vetbegenisur dhe tëvetkënaqur duke kontrolluar çdo gjë në shtet edhe pse e dinë se populli nuk i do ata përshkak krimeve që i kan bërë nuk dorëzohen lehtë, keta shkojnë deri nëfund duke tentuar të ruajnë pushtetin futen edhe me thell në kurthat që vet i kan bërë.

Kjo situat me diktator të tillë duhet të kuptohet si situat shumë serioze, duhet pas kujdes shumë që mos te lejohet që ai të shkakton donjë situat konfliktuoze vetëm e vetëm për ta defokusuar vëmendjen e qytetarëve.

Diktator të lojit të tillë jan në gjendje të shkelin mbi kufoma për ta ruajt pushtetin. Po pëcjelli me shum vëmendje reagimet e Shqiptarëve nga gjith kjo që po ndodh dhe jam shum i shqetësuar se disa aq shum kan hi në filmat e LSDM-së sa kanë harruar se akoma kemi njerëz të burgosur nga regjimi i Brankos dhe udbashi Verushevski.

Të njëjtë janë të gjithë, për deri sa nuk shofim ndrishime konkrete të mentalitetit nacionalist nuk duhet ti besohet askujtë. Nga gjith kjo situatë Shqiptarët ekanë vetëm një të mirë ku përmes përgjimeve ndoshta do ta kemi rastin ti zbulojme disa perfaqësues politik, të kuptojnë se kush për kë paska punuar.

Dhasht zoti që pas kësaj popullata dotë jet më e bashkuar se kurrë, do të jetë më e vetëdijësuar se më parë dhe do të dijë të zgjedh përfaqësuesit e sajë që vërtet pëfaqësojnë votuesit e tyre dhe jo partit politike, Partija politike dhe lideri i sajë duhet ta pëfaqësojë popullin e jo populli partinë dhe liderin.

Dhashtë zoti që pas kësaj tē keqe të vijnë dit të mira që sjellin më shumë demokraci, më shumë unitet, më shumë dashuri mes njerëzve, më shumë zhvillim ekonomik. Kujdes kujt i besoni……!

Share: