Home KRYESORE Fundi i opozitës së bashkuar paralajmerohet nga Ramush Haradinaj

Fundi i opozitës së bashkuar paralajmerohet nga Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka deklaruar se ai asnjëherë nuk do të lejonte të zhgërryhet me policë sikurse ka vepruar Visar Ymeri dhe deputetë tjerë të tij, transmeton Gazeta Express.

Ai nuk ka komentuar direkt konfliktin mes Rexhep Selimit me pjesëtarët e sigurimit, por ka thënë se ai vet nuk do të rrihej asnjëherë me ndonjë policë. Për këto, ai thotë tua ketë bërë me dije gjithnjë partnereve opozitarë, që sipas tij “ata janë gjeneratë tjetër”.

“Në emër të një partneriteti opozitar i kam përkrah, po nuk është akt që muj me ba, sepse unë para se me gjuajte gaz, kam gjuajt antitank, kam gjuajt tanke, unë nuk jam aty me shku me u qkrry, unë një herë m’ka prek rusi me dorë po e dini që jam mytë me ta, u kon te ura e caktueme. Unë s’jom si Visar Ymeri ose si ky tjetri, unë jam gjeneratë tjetër, unë kam ra nëpër do sene tjera, unë ndoshta keni harru po unë jam kanë në gjeneratë me Adem Jasharin, qysh ka luftu ai me 5,6,7 mars unë kam luftu me 27, unë nuk muj tash me hy me qeto sportet e vogla, nëse është nevoja me mbrojt Kosovën në kufi, hajdeni me mua, vij, po unë s’muj me shku aty me u rre me policë temin”, citon Gazeta Express të ketë deklaruar Haradinaj në intervistën e dhënë për TV Dukagjinin.

“Dëshirën që unë me ba një akt që me më kap policia, me u kallxu sa heroik jam, s’mundem me ba atë, nëse me preke me dorë ta kthej, kushdo qoftë. Unë s’jom kundër që dikush tjetër e ka ba, po unë s’mundem me ba. A unë nuk jam pishman që kemi gjujtë gazë, i falënderoj krejt ata që kanë ba, sepse ashtu e penguam Zajednicën, ama me kërku prej meje me u qkrry, kurrë jo. Ju kam thënë secilit, çka po ju doket vetja, hajde pra po shkojmë në Veri, ata janë vëllezërit dhe motrat e mia police. Aleanca ka gjuajt gazë por ne asnjëherë s’kemi rezistu asnjë policë”, ka shtuar kreu i AAK’së në intervistën e dhënë vetëm pak minuta para se të takojë e të dal në konferencë me kreun e VV’së, Visar Ymerin dhe atë të NISMA’s, Fatmir Limaj, ku treguan se protesta e thirrur, para një muaji, për nesër është anuluar deri në një datë të pacaktuar.  /GazetaExpress/. 

Share: