Home KRYESORE Galdini: Kultura e mposhtjes se kundershtarit, nuk eshte shtetberje por bosizem.

Galdini: Kultura e mposhtjes se kundershtarit, nuk eshte shtetberje por bosizem.

Diten e shtune, ne sallen e Muzeut Historik Kombetar, LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike mblodhi Asamblene e saj Kombetare. Zhvillimet e Asamblese Kombetare te LDE vijne ne nje moment kur kjo Parti eshte ne nje proces organizimi e shtrirjeje ne cdo qytet e qender te banuar te Shqiperise si edhe per te diskutuar pozicionimin e kesaj Partie ne spektrin politik shqiptar. “Ne jemi Partia e qytetareve – deklaroi Kryetari i LDE Arian Galdini.

– Ne jemi nuk jemi Partia e re. Ne jemi thjeshte Partia tjeter. Ne 25 vite ne vendin tone kemi pare te krijohen Parti te reja nga ish te vjeter, Parti qe shajne e mallkojne te vjetren me parate qe kane bere kur kane sherbyer ne llogoret paresore, dytesore a tretesore te pushteteve te te vjeterve. Ndaj ne refuzojme, refuzojme te jemi Parti e re.

Refuzojme sepse ne nuk kemi asnje ish te vjeter ne Partine tone. Ne nuk kemi asnje mjeles a perfitues a perdorues arbitrar te pushteteve te vjetra apo te reja. Ne jemi Parti e qytetareve te thjeshte, te rregullt, te paperlyer. Ne nuk jemi Parti e financuar, as e sponsorizuar, as e porositur. Ne nuk jemi as Parti e te pakenaqurve.

Ne jemi thjesht Partia tjeter, Partia e qytetareve qe jane bere bashke per Aspirata, ide dhe alternativa qe burojne nga shpresa. Ndaj nuk kemi asnje dileme ne pozicionimin tone. Po, LDE eshte Parti Opozitare. Po, eshte krejtesisht e natyrshme qe LDE te jete ne Opozite me pushtetet dhe te kerkoje te ngrihet me dhe nder qytetaret qe nuk jane me te gatshem ta durojne keqberjen ne qeverisje.”

Kryetari i LDE Galdini iu drejtua Asamblese Kombetare te kesaj Partie me nje mesazh te drejtperdrejte: “jemi ne Opozite, sepse kjo Qeverisje nuk po kryen detyren e saj publike ne sherbim te vendit dhe qytetareve. Sot kemi shumicen derrmuese te qytetareve te cilet ndihen te neperkembur, agresuar, cenuar, varferuar, lincuar nga Qeveria e tyre dhe nje Pakice Politike Plackitese qe ka zaptuar detyrat e Kryeministrit dhe Ministrave.

Vini re sesi Kryeministri Edi Rama ngado e kudo flet perpiqet te perpije sallat, deshiron dhe ushtron unanimitetin e ketyre sallave, ngrefoset a ngasherrehet sipas rastit e njekohesisht kumton nje obsesion te pashoq per te mposhtur kedo qe e kundershton, kedo qe e kritikon, nga individe deri tek politikanet, intelektualet, gazetaret e madje deri tek Opozita. Obsesioni i Edi Rames per te mposhtur e poshteruar kedo qe ka kritik a kunder, nuk eshte kumt shtetberjeje por kumt bosizmi.

Bosizmi eshte nje sjellje dhe karakteristike tipike e lidereve te pakicave sunduese qe kane zaptuar instrumenta a pushtete fuqie, e qe duhet patjeter te kumtojne force, arrogance, shperfillje dhe fitore mbi kedo. Bosizmi eshte karakteristike e lidereve qe perfaqesojne pakica kriminale dhe mafioze. Trajtimi i nje Partie Politike dhe i nje Qeverie si Sekt a Familje Mafioze, e kthen Liderin e kesaj Partie e Qeverie ne nje bos. Bosizmi eshte pare si fenomen ne vende te Amerikes Latine por edhe ne ish Republikat Sovjetike.

Bosizmi eshte rreziku i ri qe po shperben dhe tjeterson demokracine dhe lirine ne Shqiperi, e qe po synon edhe te policizoje edhe Drejtesine. Ndaj LDE eshte ne Opozite, sepse ne nuk mund ta pranojme kete shteg te ri demokraci e liri vrases ne te cilen po na con bosizmi i Edi Rames.

Ne si LDE e mbeshtesim fuqishem Reformen ne Drejtesi dhe krijimin e menjehershem te BKH, por me nje percaktim te qarte qe keto te jene sipas garancive dhe paracaktimeve qe jane dhene e bere nga SHBA. Nje Reforme e vertete ne Drejtesi si edhe nje BKH sipas modelit te FBI Amerikane jane sigurisht fuqia e qytetarit kunder korupsionit dhe bosizmit.”

Share: