Home KRYESORE Kthejani muslimaneve fene e tyre. Eshte i vetmi kusht per te jetuar...

Kthejani muslimaneve fene e tyre. Eshte i vetmi kusht per te jetuar ne paqe!

Nga Kreshnik Osmani

Te gjithe keta qe thone se terrorizmi nuk ka fe, bejne propagande sepse kane frike dhe kompleksohen kur ndodhin gjemat e medha. Mbase kane te drejte. Jane shume te trembur. Njerezit i shohin me dyshim dhe sikur t’u kete rene zgjebja te gjithe ata qe u vjen era islam. Dalin neper televizione dhe u dridhet zeri, sikur ta kene bere ata shperthimin. Jane te zverdhur. Te zbehte. Te ftohte. Mek, mek, mek nuk thone asgje.

Analizoni shkurt profilin e tyre psikologjik. Nuk thone te vertetat por bejne llogari qe te mos i mbyllin deren vetes qe t’i ftojne prape ne Tv. Bejne llogarite e interesave te medha. Zukorliçin e Sanxhakut (muftiun) njoh prej 20 vitesh, por kur thote nuk kam perse te distancohem nga aktet e ka gabim: Ata qe vrasin jane muslimane. Falen pese here ne dite. Marrin abdes. Lahen. Shperlahen. Shkojne dhe ne Meke. Agjerojne edhe ramazan. Duan te hyjne dhe ne parajse. Ata jane muslimane dhe per te shperlare trute e tyre politika paguan miliarda dollare.

Ideologjia e vdekjes eshte e pranishme dhe investohet fuqimisht. Ka tekste. Jane te shkruara ne librat e muslimane. Hapini i keni aty. Mesohen dhe interpretohen sipas direktivave te sherbimeve sepse u duhen per dite te veshtira.

Kam takuar para afro nje viti nje sirian qe i ka shpetuar ISIS-it. Vellain ia kishin vrare para syve. Akuza, agjent i amerikaneve sepse kishte ne telefon nje numer te tezes ne Amerike. U ishte betuar ne kuran qe nuk eshte agjent i askujt. I kishin thene: “Ne po te vrasim njehere. Nuk kemi kohe e as mundesi te verifikojme shume. Ti nuk humb gje. Nese je njeri i mire, do te hysh ne Parajse. Nese je i keq do te shkosh ne ferr.”

Ai qe e kishte ekzekutuar kishte qene gjykates ne gjykatat e ISIS. Inxhinier, me shkolle dhe me gjuhe te huaja. Jo varafanjak, injorant e drogaxhi maroken. Kjo eshte edhe arsyeja perse i vrasin te pafajshmit. Ata thone: “Le te vdesin. Te miret do te shkojne ne parajse ndersa te keqinjte shkojne ne ferr. Ne arrijme synimet tona, trembim armiqte e Zotit”.

Keta qe thone paqe, paqe, paqe genjejne. Ju betohem ne Zotin qe genjejne. Duan te kapin ndonje lek nga ambasadat e paqes. Duan te gjuajne postet apo te ngjiten ne poste. Keta te paqes asgje nuk bejne per te luftuar ekstremizmin, por vetem genjejne.

Si mund ta luftoje ekstremizmin islamik nje mashtrues ordiner qe qan per Parisin dhe Brukselin dhe nuk ka qare nje dite per Palestinen qe ka 50 vite qe vdes?! Si mund te besoje muslimani ekstremist nje musliman qe nuk ka folur nje dite per krimet e Izraelit dhe te heqe dore nga ekstremizmi i tij?!

Nderkohe qe per kete ka folur Mandela, Gandi, Garodi, dhe filozofe e mendimtare pa fund te BE-se dhe te Amerikes?! Terrorizmi nuk luftohet me muslimane qe e urrejne islamin, apo qe kane turp prej tij, por me njerez qe e duan ate me gjithe shpirt.

Ju muslimane! Qahuni, ankohuni njerezimit. Thuajini njerezve te lire dhe te ndershem te botes se islamin tuaj e kane marre peng. Tregojuni njerezve qe juve nuk ju lejojne t’ia tregoni njerezve islamin e vertete. Kerkoni ndihme prej europianeve te lire dhe te ndershem. Prej amerikaneve te lire dhe te ndershem kërkoni ndihme.

Tregojini atyre se ua kane vjedhur islamin tuaj. Ka njerez te lire dhe te ndershem bota. Kam njohur prej tyre shume. Ateiste e te krishtere qe nuk po kuptojne asgje cfare po ndodh. Tregojini se islamin tuaj e kane kapur peng. Ju nuk flisni dot ne emer te tij.

Ka dy kategori qe flasin per fene. Ose idiote e mjerane qe nuk kane lidhje me fene dhe as qe e kuptojne ate, ose ekstremi tjeter qe shan Xhorxh Bushin nga motra, peshtyn imperializmin amerikan dhe e nxjerrin cdo nate ne televizor.

Islami eshte kapur per fyti, kerkoni ndihme prej njerezve te lire te botes t’ua kthejne ate. Une kam takuar njerez te ndershem te Europes dhe te Amerikes dhe kur u kam folur hapur per çeshtje delikate te botes, me kane thene me tekst: “Kreshnik ke te drejte, por ne jemi te detyruar te mbajme qendrimet zyrtare te shteteve tona”.

Kerkoni prej njerezimit ndihme. Hapini televizionet dhe shikoni cfare ndodh ne bote. Super debate dhe super te verteta te thena troç. Bota po ndergjegjesohet. Bota e lire po kupton cfare po ndodh. Mos degjoni vetem televizionet tona bastarde. Keto jane televizione bastarde me programe bastarde qe genjejne ne menyren me te paturpshme ne bote. Kerkoni prej njerezve te ndershem te botes, ateiste, budiste e te krishtere ndihme.

Thuajuni atyre qe jua kane rrembyer islamin tuaj. Ata qe kane mundesi, fuqi, kapacitete fetare, teologjike, shpirterore, ideologjike dhe politike i kane degdisur si mos me keq. I kane mbytur. I kane bllokuar. Nuk i nxjerr njeri perballe terroristeve per t’i bindur ata se njerezimi ka nevoje per dashni.

Nuk zgjidhet padrejtesia me njerez te masakruar e me të vrarë. Ata qe vrasin njerez ne emer te islamit dhe ata qe flasin per paqen e nones dhe kane turp prej islamit, genjejne njelloj. Jane te dy i njejti projekt. Jane te dy e njejta dore. Mos u thoni njerezve, terrorizmi nuk ka fe.

Sot, fatkeqsisht, terrorizmi mban firmen e fese time, te fese tende. Kthejani muslimaneve fene e tyre. Askush nuk mund te kontrolloje diçka qe nuk e ka ne dorë!!!

Share: