Home KRYESORE Kunder terrorizmit: Politike force dhe force politike

Kunder terrorizmit: Politike force dhe force politike

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Brukseli, kryeqyteti i Belgjikes, por edhe qendra e BE dhe NATO perjetoi nje tragjedi shume te rende nga disa sulme terririste te ISIS.

Tanime goditjet terroriste po prekin Evropen, kryeqytetet kryesore dhe objekte te thjeshta qytetare deri ato me rendesi te larte publike. Thuajse nuk ka vend te qete dhe te sigurt ne bote.

Nje lufte e madhe ka nisur. Lufta jo konvencionale midis lirise, demokracise e vlerave te qyteterimit modern dhe ekstremizmit te dhunshem, radikal, kriminal dhe obskurant.

Me terma nderkombetare mund te thuhet se po ndeshen globalisht forcat qe synojne nje rend te ri boteror bazuar ne parime dhe norma juridike universale dhe forca perfaqesuese te rendit te kaluar qe synojne dominime lokale, rajonale dhe globale bazuar ne interesa ekonomike, politike dhe gjeopolitike egoiste.

Ndryshe nga luftrat e tjera, kjo e sotmja eshte jokonvencionale. Nuk ka deklarata lufte, nuk ka fronte dhe ushtri, nuk ka akse apo aleanca ushtarake konfrontuese, nuk ka zakone dhe norma lufte. Eshte nje Smart War.

Armiku eshte kudo. Armiku nderfutet midis nesh. Armiku eshte i padukshem. Armiku eshte i kudondodhur. Armiku eshte i kurdohere ndodhur. Armiku ka shtrire tentakulat nga lokal ne global. Armiku nuk ka kufij, nuk ka nacionalitet, race, fe, gjini, moshe.

Luftrat konvencionale i kane fituar ato qe kishin politike force, ushtri, armatim, logjistike, para. Por kjo lufte jokonvencionale kerkon edhe force politike, inteligjence, teknologji, sofistikim, kulture dhe diplomaci.

Ne asnje lufte me pare nuk ka qene kaq e nevojshme mpleksja e politikes se forces dhe forces se politikes. Kete lufte do e fitojne ato forca qe do perdorin ne menyre te balancuar politiken e forces, fuqine me forcen e politikes, inteligjencen dhe diplomacine

Share: