Home KRYESORE Llalla: Ka nisur procesi i dekriminalizimit

Llalla: Ka nisur procesi i dekriminalizimit

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, rikonfirmoi edhe njëherë nga Elbasani se procesi i dekriminalizimit të sferave më të larta të shtetit shqiptar do të vazhdojë. I pyetur nga ABC News nëse do të ketë emra konkretë politikanësh, pushtetarësh apo deputetësh, ai u përgjigj: “Tashmë sapo kemi krijuar strukturën e posaçme dhe javën që vjen nis procesi i verifikimit. Të tjerat varen nga rezultatet e hetimeve”. Nderkohe qe deputeti Koco Kokedhima ka deklaruar qe ky ligj duhet cuar ne Gjykaten Kuhstetuese pritshmerite e Opinionit jane te medha per pastrimin e politikes shqiptare

Share: