Home KRYESORE Lum kush të rrojë…

Lum kush të rrojë…

Nga Luan Kurti

Basha thotë se pa dekriminalizim nuk ka zgjedhje të lira! Ja e bëmë edhe dekriminalizimin, kush na garanton zgjedhje të lira? Për hir të së vërtetës dhe kur u zgjodhe zotrote si kryetar nuk është se pati garë. Garën tënde e kreu Berisha, sipas sloganit: “një anatarë një votë për Bashën, rrugë të mesme s’ka!” Pastaj t’i e rruajte Bashkinë “sy për sy” duke e lënë me gisht në gojë dhe ambasadorin amerikan Arvizu. Do bësh autokritikë që nuk do ta përsërisësh më? Këtë e ke vetëm për zgjedhjet vendore apo edhe për ato parlamentare? Mos e hash fjalën! Jo se do, po të është bërë ves dhe vesi thonë del me shpirtin? Domethënë se deputetët e ardhshëm do jenë me duar të pastra, që do t’i lajnë duart dy herë para buke dhe dy herë pas buke dhe jo si gjer më sot? Ky është lajmi më i lumtur tranzit, i tranzicionit tonë sovran…

Share: