Home KRYESORE Mbikalime Made in Albania

Mbikalime Made in Albania

Nga Mentor Kikia

Në të gjithë vendin janë ndërtuar rrugë të reja. Janë çarë fusha mespërmes, janë ndarë fshatra, lagje e zona banimi kudo. Ata që kanë ndërtuar rrugët asnjëherë nuk kanë menduar se rruga aq sa lidh qytete mes tyre, aq ndan edhe banorët e zonave që jetojnë atje ku kalon rruga. Ndaj është shpikur mbikalimi dhe nënkalimi, për të kaluar nga njëra anë në tjetrën, si njerëzit ashtu edhe traktorët, makinat, karrocat, kuajt etj etj.

Por në Shqipëri misioni është vetëm të ndërtohet rruga, ti pritet shiriti dhe pastaj…. ne gazetarët shkojmë dhe numërojmë viktimat e aksidenteve. Besoj mbani mend sesi rruga Tiranë – Durrës u bë një varrezë e vërtetë mbushur me lapidarë në të dyja anët, derisa u ndërtuan mbikalimet.

Nga Rrogozhina në Fier, nuk ka të tillë. Ai që ka shtëpinë ne një anë e tokën në anë tjetër të autostradës, duhet të shkojë me gomar nga Lushnja në Fier që të kthehet në anën tjetër.

Këto mbikalime Made in Albania janë shpikur në Kukës. Nga Kukësi në Morinë, nuk ka asnjë mbikalim e asnjë nënkalim. Të paktën njerëzit kanë ndërtuar këto kapërcyelle për ta kaluar vetë, pa u kacavjerrë mbi trafikndarëse.

Share: