Home KRYESORE Me Ermiren. Si Gruevski edhe Zaevi duan te mposhtin shqiptaret duke i...

Me Ermiren. Si Gruevski edhe Zaevi duan te mposhtin shqiptaret duke i percare

Nga Alma Lama

Ne Maqedoni, prej nje viti kreu i opozitës e terrorizoi opinionin publik vendor e me gjere duke leshuar “bomba” kunder kundërshtarit politik, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ky i fundit kishte vene ne pune aparatin shteteror duke incizuar krejt zyrtaret e shtetit, me qellimin per t’i shantazhuar. Nuk di ne c’rrethana kane rene ne dore te kreut te opozites, Zaev keto regjistrime, por nje gje eshte e sigurte, qe si Gruevski edhe Zaevi, kur vjen puna tek shqiptaret, kane nje gjuhe dhe nje qellim: t’i mposhtin. Per ta bere kete nuk zgjedhin mjete per t’i degraduar.

I tille eshte edhe rasti i publikimit te nje “skandali” mes dy zyrtareve shqiptare. Kete here nuk doli Zaevi vete ne skene, por “bomben” ia kish dhene nje gazetari legen qe shkel me dy kembet etiken profesionale dhe te drejten e privacise. Ky gazetar sherbetor i Gruevskit dhe kulisave te erreta te pushtetit te tij te korruptuar gjer ne palce, targeton deputeten Ermira Mehmeti, duke i nxjerre ne shesh jeten private, e cila mbrohet me te gjitha konventat nderkombetare. Jeta private eshte e shenjte, dhe askujt nuk i duhet cfare ben deputetja apo zv/kryeministri, sa kohe qe kjo nuk eshte as ne dem te qytetareve, as ne dem te shtetit.

Une shtroj pyetjet: A u zgjidh ceshtja e korrupsionit ne maqedoni pas publikimit te ketyre telefonatave? A u gjeten miliardat e vjedhura dhe te investuara nga Gruevski per te krijuar indentitetin e rreme, pas publikimit te ketyre telefonatave? A u zgjidh ceshtja e regjimit antidemokratik qe po shtyp qytetaret e tij ne Maqedoni pas publikimit te ketyre telefonatave, a u zbut varferia e shqiptareve? A u zbut papunesia e shqitareve? A u zgjidh ceshtja e respektimit te marreveshjes se Ohrit pas publikimit te ketyre telefonatave? A u shtuan investimet ne zonat ku bajnojne shqiptaret pas publikimit te ketyre telefonatave? A u permiresua demokracia neper subjektet politike pas publikimit te ketyre telefonatave? A u rrit liria e medias pas publikimit te ketyre telefonatave?

Pyetjet jane retorike….

Me tragjikja eshte se maskilistet shqiptare dhe fondamentalistet anadollako islamiste po hakerrehen nga kenaqesia qe iu jep denigrimi i personave te tjere, dhe shkaterrimi i jetes se te tjereve, duke harruar sjelljet e tyre. Ketyre dua t’ua kujtoj episodin e famshem nga Bibla: le te gjuajne gure mbi Maria Magdalenen te gjithe ata qe vete nuk kane asnje mekat, tha Jezusi. Dhe askush nuk e ngriti doren kunder saj…sepse te gjithe ishin mekatare…

Edhe publikimi i nje zenke te tjeshte ne shtepi me femijet e tu, nese del ne publik do te ishte skandal, jo me t’iu futesh njerezve ne shtrat.

Ermira Mehmeti dhe zyrtari tjeter duhet ta denoncojne shtetin dhe mediat per regjistrimin dhe publikimin e bisedave private dhe ta ndjekin rastin deri ne Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut.

Ndersa une iu bej thirrje te gjithe feministeve , racionaleve dhe grave qe te denoncojne fuqishem shantazhin nepermjet publikimit te jetes private. Kjo loje e felliqur duhet ndeshkuar sepse neser do jene vajzat dhe motrat tuaja objekt i lincimeve te ngjashme.

Gjithashtu iu bej thirrje mediave serioze te mos publikojne materiale qe bien ne kundershtim me te drejten e privacise. Po keshtu iu bej thirrje grave deputete ne Maqedoni, Shqipëri dhe Kosove si dhe Parlamentin Evropian te denoncojne fuqishem perdorimin e jetes private, si mjet per arritjen e qellimeve politike, shto ketu edhe qellimet antishqiptare.

Une po e bej kete denoncim sepse kam guxim, pavaresisht kostove, sepse une besoj me te veretet ne vlerat e shoqerise liberale, nuk e kam sa per sy e faqe.

#MeErmiren

Share: