Home KRYESORE Ndreu: Policia e di vrasësin e Santos!

Ndreu: Policia e di vrasësin e Santos!

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherazi anëtar i komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Pjerin Ndreu, ka deklaruar ne “Report Tv” se policia e shtetit e di vrasësin e bankierit Artan Santo, por është e vështirë gjetja e provave per ta provuar ligjerisht.

Ndreu u shpreh: “Në Polici dhe Prokuroi ka emër, që ndiqet nga këto struktura, por s’ka prova. S’është e lehtë të arrihet te prova. Mesa kam unë dijeni, është vrasje me pagesë, që e ka paguar dikush, por që ka një emër. Duhet të jeni koshient se nuk është e lehtë të sigurosh provat, s’është me dëshirë e entuziazëm. Ka patur ngjarje që janë zbuluar ngjarje edhe pas 10 vitesh. Media duhet të jetë pak më e kujdesshme, se kam dëgjuar nga media që nëse ndodh një vrasje, direkt thonë se ministri X është ministri më i dobët në histori që nga koha e Ismail Qemalit. Media ka bërë edhe dëme në proceset hetimore, duke artikuluar gjëra që s’kanë lidhje me ngjarjen. Edhe kanë disinformuar. Zbulimi i krimit nuk bëhet me orë pune”, deklaroi ai ne emsionin “45 minuta” te gazetarit Denis Minga.

Share: