Home KRYESORE Pergjimet me urdher te Gjykates

Pergjimet me urdher te Gjykates

Në raportin që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë, thuhet qe gjatë vitit të kaluar, me kërkesë të organit të akuzës, Gjykatat kanë dhënë 1445 vendime përgjimesh, ndërsa mësohet se janë përgjuar 4099 persona.

Në raport thuhet se në saj të përgjimeve është arritur të kapen në flagrancë 593 persona të dyshuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve dhe të tjera vepra penale.

Ndërsa në disa raste, nga të dhënat e përfituara në sajë të përgjimeve, ka arritur prokuroria të regjistrojë procedime penale kryesisht për korrupsion të personave që kryejnë funksione publike.

Në vitin 2015, numrin më të madh te aplikimit të përgjimeve e ka Prokuroria për Krime të Rënda, ku rezultojnë 859 vendime të kërkuara nga kjo prokurori për 164 procedime penale.

Organi i akuzës kërkon rritje të efiçencës së hetimeve proaktive dhe metodave të posaçme të hetimeve në goditjen e krimit të organizuar.

Share: