Home KRYESORE Propozimi: Procesi Zgjedhor te drejtohet e menaxhohet nga Gjykata e Apelit

Propozimi: Procesi Zgjedhor te drejtohet e menaxhohet nga Gjykata e Apelit

Nga Zef Bushati

Beteja per ndryshimin e Ligjit Zgjedhor, Kodit Zgjedhor, ka filluar tashme midis Partive Parlamentare e jo Parlamentare nga njera ane dhe PS e PD nga ana tjeter. 35 Parti kane firmosur e vulosur nje dokument ku kerkojne ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ku kerkojne depolitizimin e departizimin e Ligjit Zgjedhor, ku kerkojne qe procesi Zgjedhor te mos administrohet dhe menazhohet nga PS e PD, ku kerkojne qe PS e PD te mos bejne pjese ne komisionet zgjedhore qe nga KQZ e deri te Komisionet e numerimit te votave. Qe zgjedhjet te jene demokratike, te ndershme, te lira duhet qe procesi te jete i standarteve te vendeve te Bashkimit Europian. . Qe votat te mos vidhen Komisionet duhet te perbehen nga 7 antare :

2 Gjygjtare
2 Notere
2 Avokate
1 Prokuror

Vetem keshtu sigurohet ndershmeria ne prosesin e votimeve, vetem keshtu nuk vidhen votat, vetem keshtu rezultati del diten e votimit, vetem keshtu Shqiperia do te jete si gjithe Europa. Kjo reforme do eleminoje Ligjin e Lavjerresit Zgjedhor te Ramiz Alise qe i garanton pushtetin njehere PS e njehere PD. Beteja sapo ka filluar. Partite firmatore kane besim se do ta fitojne kete beteje.

Share: