Home KRYESORE Refugjatët dhe drejtësia, vizita e Mogherinit në Tiranë

Refugjatët dhe drejtësia, vizita e Mogherinit në Tiranë

Duket se edhe pse Komisioni Europian nuk ka ende një analizë risku për kalimin e mundshëm të refugjatëve nga Shqipëria drejt Italisë, kjo çështje dhe drejtësia përbëjnë thelbin e qëllimit të vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini në Tiranë, siç konfirmuan zëdhënësit e Komisionit Europian sot në Bruksel.

“Ne e mirëpritëm dhjetorin e kaluar votimin e ligjit për dekriminalizimin nga të gjitha forcat politike shqipetare dhe tashmë fokusi është tek zbatimi i tij me miratimin e akteve nënligjore dhe puna po vijon. Është me rëndësi që ne të shohim zbatim të këtij ligji, pasi është një sinjal për të sjellë më shumë besim  ndaj qytetarëve dhe integritet shtetit, por dhe për fundksionimin e duhur të institucioneve. Pres që të përmendet çështja e reformës në vazhdim, sikundër dhe për krizën e  migracionit dhe refugjatëve, si pjesë e dialogut tonë të rregulltë intensiv. Jam e sigurtë se Përfaqësuesja e Lartë ka mesazhe për të dhënë ndaj Shqipërisë dhe do ta bëjë këtë, personalisht”, deklaroi zëdhënësja Komisionit Europian Maja Koçijançiç.

Share: