Home KRYESORE SHBA-te arrestojnë personi kyç në megaskandalin e korrupsionit në Turqi

SHBA-te arrestojnë personi kyç në megaskandalin e korrupsionit në Turqi

Reza Zarrab, një tregtar ari i akuzuar si i përfshirë në megaskandalin e korrupsionit të disa ish-ministrave të qeverisë së Erdoganit rreth 2 vite më parë, është akuzuar zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i përfshirë në një skemë mashtrimi, e cila ka ndihmuar qeverinë iraniane të pastrojë qindra milionë dollarëve si dhe shmangë sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

Zarrab, 33 vjeç, pronar dhe operator i “Royal Holding A.Ş” dhe dy iranianë të tjerë, akuzohen se për rreth pesë vite me rradhë, përmes një rrjeti kompanish, kanë kryer transaksione që arrijnë në vlerën e qindra milionë dollarëve. Sipas prokurorëve të çështjes, transaksionet janë kryer për interes të qeverisë dhe subjekteve të tjera iraniane, të cilat kanë qenë pjesë e “listës e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pastrim të parave të përfituara nga këto transaksione të paligshme si dhe mashtrimin e institucioneve financiare, duke fshehur natyrën e vërtetë të këtyre transaksioneve.

Akuzat e drejtësisë amerikanë janë një goditje e rëndë për Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, i cili vazhdimisht ka insistuar se akuzat ndaj tij dhe rrethit të tij të ngushtë, nuk ishin asgjë më shumë se një përpjekje për grusht shteti. Në përgjigje të skandalit të vitit 2013, në qendër të të cilave ishte Zarrab, Erdogan bëri lëmsh burokracinë turke, duke larguar nga puna mijëra punonjës shtetërorë, policë dhe prokurorë dhe duke burgosur shumë prej tyre. Erdogan bëri përgjegjës për akuzat një grup deri vonë aletë të tij, pikërisht lëvizjen fetare të klerikut Fethullah Gylen dhe e shpalli këtë grup “organizatë terroriste”.

Gjatë hetimeve të çështjes në fjalë, Zarrab ka mohuar se të këtë shkelur ligjet dhe është shprehur se biznesi i tij ishte legal. Edhe ish-ministrat e përfshirë në këtë megaskandal, kanë mohuar akuzat për rryshfet. Përfundimisht të gjitha akuzat ndaj anëtarëve të qeverisë së Erdoganit, u rrëzuan dhe hetimet u mbyllen përfundimsht nga autoritetet turke.

Share: